Disa nga ofiqet e Ebu Bekrit
Ebu Bekrit (radiAllahu anhuma!) i janë dhënë shumë emra dhe tituj përgjatë jetës së tij, ku secili tregon për një apo më shumë prej karakteristikave të tij superiore; në mesin e këtyre emrave bëjnë pjesë:
1.El Atik (Fisniku, i liruari, i vjetër)
El-Atiik ka disa nuanca të kuptimeve në arabisht. Mund të nënkuptoj si i vjetër apo antik; fisnik; apo dikush i cili është liruar nga qoftë nga Zjarri apo ndonjë rrethanë e pakëndshme. Disa mendojnë se Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu dha ofiqi Atik duke u bazuar në këtë kuptimin e fundit, duke u bazuar se Profeti (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!), njëherë i kishte thënë atij:
“Ti je Atiku (i liruari) i Allahut nga zjarri i ferrit.” (1)
Sipas rrëfimit të fjalëve të Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i Dërguari i Allahut (paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) i ka thënë Ebu Bekrit (Allahu qoftë i kënaqur me të!):
“Përgëzohu, sepse ti je Atiku i Allahu nga zjarri i ferrit.” (2)
Disa nga historianët mbajnë mendimin se Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) është emërtuar kështu për shkak të bujarisë apo fisnikërisë së cilësive të tij. (3)
Ndërsa disa të tjerë thonë se ai është emërtuar si Atik më vonë gjatë jetës së tij, duke u bazuar në mirësinë e tij për të cilën ishte i njohur për një kohë të gjatë (kjo duke u bazuar në kuptimin e fjalës Atik si i vjetër apo i lashtë. (4)
Është thënë, gjithashtu, se kurdo që nëna e Ebu Bekrit do të lindte ndonjë fëmijë, ai/ajo do të vdiste gati menjëherë. Por, kur Ebu Bekri kishte lindur, ai mbijetoi, andaj nëna e tij i kishte thënë:
“O Allah, ky fëmijë është i liruari Yt nga vdekja, andaj më ndero me të” [5]
Ka mundësi që Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të jetë emërtuar kështu për shumë arsye, sepse ai kishte një qehre fisnikërie; ai ishte gjatë i njohur për cilësitë e tij të mira; dhe ai ishte i liruari nga Xhehennemi. [6]
2.Es-Siddik (I Vërteti, i sinqerti)
Nga titujt më të njohur të Ebu Bekrit, vije nga fjala Sidk, e cila nënkupton vërtetësi. Fjala Es-Siddik përdoret për të përçuar një kuptim të tërësisë, të një personi i cili vazhdimisht është i vërtetë apo i cili beson në vërtetësinë e diçkaje apo të dikujt; (në rastin e Ebu Bekrit, në vërtetësinë e Profetit –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!). Ofiqi Es-Siddik i është dhënë Ebu Bekrit (radiaAllahu anhu!) nga askush tjetër pos vet Muhammedit –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!-:
Nga Enes ibn Malik: Profeti njëherë u ngjit në kodrën e Uhudit me Ebu Bekrin, Omerin dhe Uthmanin. Kodra u dridh me ata mbi të. Profeti i tha (kodrës), “Qetësohu o Uhud! Sepse mbi ty nuk është kush tjetër pos një Profet, një Siddik dhe dy dëshmorë.
(Bukhariu Libri 57, hadithi 24)
Ebu Bekri është emëruar Es-Siddik për shkak të tesdikut( vërtetësisë, besimit, dëshmisë) të plotë dhe të vazhdueshëm, të asaj çfarë Profeti –paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) do ta informonte. I tërë Ummeti(Populli i bashkuar në këtë emër për Ebu Bekrin, se ai është Siddiku i cili asnjëherë nuk ka ngurruar të besojë tërësisht atë të cilën Profeti –paqja dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!) përmendte.
3. Es-Sahib ( Shoku, Shoqëruesi):
Ky emër i është dhënë Ebu Bekrit nga Allahu, i Plotfuqishmi dhe Madhështori, në Kur’an:
Nëse ju nuk e ndihmoni atë (Muhamedin), Allahu tashmë e ka ndihmuar ditën kur atë e dëbuan mohuesit vetë të dytin, kur ishin në shpellë e ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): “Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” Atëherë, Allahu zbriti qetësinë e Vet mbi të, e ndihmoi me një ushtri të padukshme engjëjsh) dhe bëri që fjala e mosbesimtarëve të jetë më e poshtëruara, kurse Fjala e Allahut të jetë më e lartësuara. Vërtet, Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. (Et-Teubeh, 40).
Ibën Haxher el-Askalani përmend në lidhje me këtë ajet:
“Qëllimi me “shoku i tij” është padyshim Ebu Bekri, dhe hadithet rreth tij në shpellë janë të shumta dhe të mirë-njohura, dhe askush përveç tij (Ebu Bekrit) nuk ndante këtë virtyt.
[El-Isabeh fi Temjiz el-Sahabah, 4/148].
4. El-Etka (I devotshmi)
Përmendet në librat e tefsirit në komentimin e Sures Lejl (92), tek ajeti, “Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij(Xhehennemit) (92:17), dhe ajo që pason deri në fund të sures është shpallur rreth Ebu Bekrit, i cili, do të shpenzonte nga pasuria e tij për t’i liruar disa nga shokët (të cilët ishin robër) sikurse Bilal binë Umejjeh dhe Amir bin Fuhejrah, duke mos kërkuar ndonjë kompensim e as falënderim, por vetëm duke kërkuar fytyrën(shpërblimin) e Allahut.
Sipas el-Begavi, ky ajet i referohet Ebu Bekrit në pajtueshmërinë të të gjithë autoriteteve.
5. El-Avah (I frikësuari, Plotë frikë-respekt)
Kjo përmendet nga Ibën Sa’ad në el-Tabakat el-Kubra, se ai është quajtur el-Avah, që tregon për frikën dhe frikë-respektin për Allahun.
Ibrahim en-Nakha’i ka thënë:
“Ebu Bekri do të quhej el-Avah për shkak të mëshirës dhe dhembshurisë së tij.”
[el-Tabakat, 3/171].
____________________________________________________________
(1) El-Aihsan fi takrib sahih ibn Hibban (15/280)
(2) El-Tirmidhi, Silsileh el-Sahihah, Sahih 1574.]
(3) El- Muxhem el-Kebir et-Tabreani (1/52)
(4) Ell -Isabeh (1/146)
(5) El Kuna uel Esma nga Ed-Dulabi (1/6)
(6) Tarikh ed-Davah Ilal Islam fi Ahd el-Khulefa rashidin nga Dr. Jusri Muhammed Hani (fq. 36)
Referenca: Biografia e Ebu Bekr es-Siddik nga Dr. Ali Muhammed Muhammed as- Sallabi
Përktheu: M.M.
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com