BallinaMëshira e All-llahutVuajtja dhe mirëqenia ndërmjet bindjes dhe mëkatit

Vuajtja dhe mirëqenia ndërmjet bindjes dhe mëkatit

 

Vuajtja dhe mirëqenia ndërmjet bindjes dhe mëkatit

 


Rrëfehet se Vuhejb bin El-Uard -Allahu e mëshiroftë!- ka thënë:

Me të vërtetë, kur Allahu i Madhëruar dëshiron të nderojë një rob të Tijin (të devotshëm), Ai e sprovon atë me zvogëlim të mjeteve të jetesës, sëmundje në trupin e tij dhe një jetë me frikë (ku të gjitha këto janë si shkaqe për falje të mëkateve). [Kështu vazhdon robi] derisa ti afrohet vdekja, dhe ai ende ka disa mëkate, dhe vdekja i vështirësohet për shkak të tyre, duke bërë që të takojë Allahun pa mëkate ndaj Tij!

Ndërsa, kur një person ka një vlerë të vogël tek Allahu (për shkak të mosbindjes, mëkateve), Ai bën që të ketë trup të shëndoshë, ia zgjeron mjetet e jetesës dhe e bën që të ndihet i sigurtë (dhe shpërblimet për veprat e tij të mira shpenzohen). Dhe kur t’i vije vdekja, dhe ai akoma posedon disa vepra të mira, procesi i vdekjes i lehtësohet atij për shkak të këtyre të mirave, ku ai e takon Allahu pa asgjë.

Referenca: Ebu Bekr Ed-Dejnuri, El-Muxhaleseh ue Xhevahir El-Ilm, artikulli: 2865.

 

Në lidhje me këtë temë, i Dërguari i Allahut, Muhammedi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem! – ka thënë:

“Besimtari dhe besimtarja do të vazhdojnë të dëmtohen në trupin e tyre, në pronë a në fëmijë, derisa ta takojnë Allahun pa mëkate.”

 

[Ahmedi në Musned, nga Ebu Hurejre]

 

 

Përktheu: M. M.

 

Burimi në anglisht: sayingsofthesalaf.net

 

Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

 

 

 

Must Read