BallinaARTIKUJHadith dhe SunetMbështetja në Allahun kur të dalim nga shtëpia

Mbështetja në Allahun kur të dalim nga shtëpia

Mbështetja në Allahun kur të dalim nga shtëpia

——————————————————

Duaja kur të dalim nga shtëpia

I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush thotë pasi që të del nga shtëpia:
Bismil-lah, tevekkeltu alã Allãhi, Lã havle ue la kuvvete il-la bil-lahi te`ala,
[Me emrin e Allahut, u mbështeta në Allahun, nuk ka ndryshim e as forcë, përveç me ndihmën e Allahut më të Lartit]
i thuhet atij:
‘Ti je mjaftuar, mbrojtur dhe udhëzuar. Kurse shejtani do të largohet nga ai, dhe do t’i thotë një shejtani tjetër: Çfarë qasje mund të kesh ndaj një njeriu i cili është udhëzuar, mjaftuar dhe mbrojtur?’”
Definicioni: Tevekuli (mbështetja) në Allahun është: “Mbështetja e vërtetë e zemrës në Allahun në ndjekjen e arritjes e asaj e cila të bën dobi dhe shmangia e asaj që të bën dëm si në këtë botë njashtu edhe në tjetrën; dhe lënia e këtyre gjërave Allahut së bashku me besimin e vërtetë se askush nuk jep, kufizon, realizon dëm e as dobi përveç Allahut më të Lartit. 1
—————-
Referenca:
Rrëfyer nga Ebu Davudi, En-Nesaiu, dhe Et-Tirmidhiu, I cili thotë se është hasen/i mirë. El-Albãni pajtohet me Tirmidhiun, dhe shton se Ibën Hibbani e ka rrëfyer në Sahihun e tij. Albani e ka përfshirë këtë hadith në “Saktësia e Thënieve të Mira” #44.

1. Marrë nga: Xhami’ el-Ulum uel-Hikem: Komentar i 50 Haditheve të Njohura – Ibn Rexhep el-Hanbeli.

Përkthim

Burimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read