BallinaPraktikaFikhuAgjërimi i ditës së Arafatit në ditën e xhuma

Agjërimi i ditës së Arafatit në ditën e xhuma

Agjërimi i ditës së Arafatit në ditën e xhuma

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë
Mbretëria e Arabisë Saudite
Fetvaja nr 6655 v.10 fq. 396

Pyetje: Është ndezur debati mes nxënësve të dijes rreth agjërimit në ditën e xhuma kur përkon me ditën e Arafatit. A lejohet agjërimi në ditën e xhuma veçmas apo duhet patjetër të shoqërohet me një ditë para ose një ditë pas, duke ditur se për agjërimin e ditës së xhuma duke e veçuar nga ditët e tjera ka ndalesë. Shpresojmë nga shkëlqesia juaj të na e largoni këtë paqartësi dhe të na sqaroni gjykimin e saktë të fesë rreth kësaj çështjeje. Allahu ju shpërbleftë me të mira.
Përgjigjje: Është e lejuar të agjërohet dita e Arafatit edhe nëse përkon me ditën e xhuma, pasi Profeti (alejhissalatu uesselam) ka nxitur për agjërimin e kësaj dite dhe ka treguar për vlerën dhe shpërblimin e madh në të. Profeti (alejhissalatu uesselam) ka thënë: “Agjërimi në ditën e Arafatit shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe atij që do të vijë, kurse agjërimi në ditën e Ashurasë shlyen mëkatet e vitit të kaluar.” Transmetuan Ahmedi, Muslimi dhe Ebu Davudi. Ndërkohë hadithi: “Mos të agjërojë askush prej jush në ditën e xhuma, përvec nëse e shoqëron me një ditë para ose një ditë pas.” që e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi është i përgjithshëm dhe hadithi që flet për agjërimin e ditës së Arafatit është specifik. Pra ndalesa e agjërimit të ditës së xhuma ka për qëllim vecimin e asaj dite nga ditët e tjera. Kurse agjërimi në ditën e xhuma jo për shkak të xhumasë por për një shkak tjetër që e ka përcaktuar sheriati islam dhe e ka bërë të pëlqyeshme, atëherë nuk është aspak e ndaluar, por diçka miratuar edhe nëse nuk e shoqëron agjërimin e ditës së xhuma me ndonjë ditë tjetër. Mirëpo nëse arrin ta shoqërosh agjërimin e ditës së xhuma me ndonjë ditë tjetër është edhe më mirë, jo vetëm për të qenë më shumë i sigurtë rreth kësaj cështjeje duke i bashkuar në praktikë të dyja hadithet, por edhe për të përfituar shpërblim më të madh.

 

Hoxhë Mustafa Terniqi

www.islamifejaevertete.com

Must Read