BallinaAKTUALETë ndryshmeHolandë: 15 mijë kopje të Kuranit brenda një dite

Holandë: 15 mijë kopje të Kuranit brenda një dite

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Holandë: 15 mijë kopje të Kuranit brenda një dite

Në “Ditën e Mbretit” e cila festohet në Holandë, me nismën e ndërmarrë me iniciativën e një grupi myslimanësh, të qytete të ndryshme të vendit, synohet të shpërndahen brenda një dite 15 mijë kopje të Kur’anit.
Said Belkadim i cili organizon shpërndarjen në Roterdam në një deklaratë për gazetarin e Anadolu Agency ka theksuar se kopjet e Kuranit janë shtypur nga shoqata “Zbulo Islamin” e cila është krijuar nga ata që kanë përqafuar fenë Islame. Ai u shpreh se ata kanë nisur shpërndarjen në 13 qytete të vendit krahas Roterdamit, Hagës dhe Amsterdamit.
Belkadim i cili shprehet se ata synojnë që t’iu shpjegojnë holandezëve Islamin në mënyrën më të drejtë me aq sa mundësi kanë, ka theksuar gjithashtu se ka patur një interes të lartë për Kuranin e Shenjtë në Rotterdam i cili është një nga qytetet më të mëdha të vendit.
“Me këtë synojmë që të kontaktojmë sa më shumë persona që të jetë e mundur. Përpiqemi që të thyejmë imazhin paragjykues ndaj fesë islame dhe muslimanëve. Faktikisht synojmë që të korrigjojmë mungesën e njohurive rreth Islamit dhe rruga për këtë është të sigurojmë leximin e librit tonë të shenjtë. Na lumturojnë jashtë mase reagimet pozitive që marrim”.
Belkadim, i cili shpjegon se veprimet që ndërmerren nga disa grupe radikale nuk përputhen me Islamin, tha se përpjekjet e tyre për shpjegimin e Islamit do të vazhdojnë edhe më tej.
Shoqata “Zbulo Islamin” në nismën e fillur që nga viti i kaluar e deri tani ka shpërndarë mijëra kopje të Kur-anit në të gjithë vendin. Gjithashtu mësohet se në kuadër të nismës i janë dërguar Kur’anë një sërë personave të njohur duke përfshirë mbretin dhe mbretëreshën e Holandës. Shoqata synon që këtë numër ta çojë në 100 mijë.

Must Read