Mësoni më shumë për tymin e cigares
Ekipi i shoqatës “Provjerenog”, ka bërë analizat në ambientet e mbushura me tym të cigares dhe prezantoi rezultatet si vijon:
Tymi i cigares nuk dëmton vetëm ata që e thithin! Në laboratorin për analitikë dhe toksikologji, një vullnetar ka dhezë 10 cigare, të cilat janë djegur deri në fund. Pajisjet e sofistikuara, kanë kërkuar-hulumtuar vetëm disa nga substanca, sepse analizat e të gjithave që përmban tymi, që llogaritet se janë mbi 4.000, do të kushtonin shumë shtrenjtë dhe vështirë do ta kishte cili do shtet të përballojë këto shpenzime për hulumtim.
Vetëm pas 10 minutave, një nga ato substanca, ka arritur shkallën e alarmit. Kjo substancë quhet “akrolein” që tani ka qenë përafërsisht 20 herë më shumë se sa është e lejuar në ambiente pune, ka pohuar Zvonko habush, pronar i këtij laboratori dhe inxhinier për siguri në punë-person që ka mbikqyrë këtë eksperiment.
Avulli i “akroleinës”, ngacmon organet e frymëmarrjes, fytin dhe sytë. Shkalla që është regjistruar në ato ambiente është e rrezikshme për shëndetin. Ndërkaq, shkencëtarët në mbarë botën janë në dijeni se në tymin e cigares ka edhe shumë substanca kanceroze. Kanceri i mushkërive, ataket në tru dhe në zemër, janë vetëm pjesë e pasojave të pirjes pasive të duhanit-cigares, prej të cilës, në botë vdesin 600.000 persona në vit! Një e treta e këtyre viktimave janë fëmijë.
Këto janë të dhënat e Organizatës botërore të shëndetësisë, që duhet të na shtynë të mendojmë, por edhe fjalët e mjekut specialist të pulmologjisë dhe onkologjisë, me të cilët kanë biseduar përfaqësuesit e shoqatës së lartpërmendur. Tymi i cigares, pos sëmundjeve të rënda, shkakton edhe një sërë sëmundjes më të lehta, sidomos tek fëmijët, prindërit e të cilëve pinë cigare në shtëpi.
“Prindërit në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikojnë shëndetin e fëmijëve të tyre sepse është dëshmuar se ata fëmijë janë me rrezik të zmadhuar nga sëmundjet tumorale dhe kanceroze, ka mundësi të jete edhe leukemi, nuk do të thotë të jetë kancer i mushkërive, por mjafton të jetë ndezje bronhijale-bronhitis, ndezje e veshit, ndezje e mushkërive etj, që janë të gjitha këto sëmundje që paraqiten pikërisht për shkak të pirjes pasive të cigares”, pohon prim.dr. Sanja Pleshtina, nga Klinika për sëmundje të mushkërive në Jordanovc./albeu.com/
Burimi: www.islamifejaevertete.com