BallinaAKTUALETë ndryshme“KUTIA E KRENARISË” - 60 miljon për 24 orë

“KUTIA E KRENARISË” – 60 miljon për 24 orë


“KUTIA E KRENARISË”
60 miljon për 24 orë

Shejh Muhamed Hasani, Allahu e ruajt, në një emision televiziv në kanalin “Egjipt” shpalli projektin e tij për ndihma Egjiptit projekt me emrin: “Kutia e krenariisë”. 
Projekt me të cilin syhohet ndihma e të varfërve, e nxitjes së të rinjëve për punë, rregullimin e shtëpive të të varfërve që jetojnë të pastrehë nëpër perifeti të qyteteve, për siguri të vendit, të sëmurët, etj.
Shejh Muhamed Hasani pohoi se Egjipti ka mundësi që ta ndihmojë vetveten duke mos pasë nevojë nga ndihma të jashtme as nga Amerika e askush tjetër. 
Synimi i projektit -për të arritur qëlllimet e tij- synohet mbledhja e 50 miljardë dollarëve.
Ministrja e planifikimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë Faize Ebu Nexha deklaroi se në ditën e parë të këtij projekti vetëm nga dy kompani u mblodhën 60 miljon. Kompania e parë e cila nuk pranon t’i përmendet emri duke dashur që kjo punë të mbetet vetëm në diturinë e Zotit dhuroi 40 miljon, kurse kompania e dytë 20 miljon.
Ebu Nexha pohoi se kryeministri i vendit e falënderoi shejh Muhamed Hasanin për nismën e këtij projekti dhe pohoi përkrahjen e tij të plotë dhe se qeveria e Egjiptit do të ofrojë të gjitha lehtësimet për këtë projekt.
Me të dëgjuar këtë iniciativë Shejh Muhamed Hasanit ju bashkuan të gjithë dijetarët e vendit, Univerziteti i Ez-herit me dijetarët e tij, instituti i vakëfeve gjithashtu edhe udhëheqësi i tarikateve në Egjipt. 


Përktheu: Hoxhë hfz. Lulzim Susuri

Burimi: http://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri


Referencë:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=389541337735822&set=a.147014745321817.21835.118696491486976&type=1&theater

http://www.egyptwindow.net/news_Details.aspx?Kind=1&News_ID=17159

http://islamtoday.net/albasheer/artshow-12-163345.htm

Must Read