BallinaAKTUALETë ndryshmeRritet Islamofobia në Gjermani

Rritet Islamofobia në Gjermani


Rritet Islamofobia në Gjermani


Vazhdon të rritet islamofobia në Evropë. Volker Kauder njëri prej personave të afërt me Kancelarën gjermane, Angela Merkel, deklaroi se islami nuk ka vend në Gjermani.

Kauder që është edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokristiane në pushtet në një deklaratë të tij të publikuar në mediat gjermane ka thënë se “Islami nuk ka vend në traditat dhe identitetin gjerman. Nuk i takon Gjermanisë”.

Kauder gjithashtu tha se myslimanët që jetojnë në këtë vend i takojnë Gjermanisë dhe si qytetar përfitojnë nga të gjitha drejtat.

Ndërkaq nuk vonoi edhe reagimi ndaj fjalëve nxitëse të Volker Kauderit.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Thomas Oppermann, Kauderin e cilësoi si luftëtarin e fundit të kryqëzatës së konservatorëve. Oppermann bëri të ditur që Kauder i margjinalizon myslimanët në Gjermani dhe pengon integrimin e tyre në shoqëri.

Ndërsa në Konferencën Islamike të organizuar në Gjermani u shqyrtua shpërndarja e 300 mijë kopjeve të Kur’anit të botuar në gjuhën gjermane nga ana e selefive. Në këtë konferencë ku u takuan zyrtarët e lartë të Kancelares Merkel me përfaqësuesit e shoqërisë myslimane u bë një komunikatë ku refuzohet ekstremizmi në fe. Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Hans Peter Friedrich në fjalimin e tij tha se nuk duhet që feja të përdoret për qëllime ideologjike.

Kancelarja gjermane Merkel para 6 vitesh kishte filluar një fushatë për integrimin e myslimanëve në Gjermani ku u organizuan edhe konferencat e ndryshme./trt/

Must Read