KOPRRACI DHE BIRI I TIJ
Rrëfehet për njërin se kishte shkuar mysafir te një shok i tij koprrac. Kur mbërriti mysafiri, koprraci e thirri të birin dhe i tha:
– O biri im, kemi mysafir të ndershëm që e dua shumë. Shko dhe blej për ne gjysmë kilogrami mish ndër më të mirin në treg.
I biri shkoi dhe pas një kohe u kthye, mirëpo duarthatë. Prindi i thotë:
– Po ku e ke mishin?
I biri i përgjigjet:
– Shkova te kasapi dhe i thashë të ma japë mishin më të mirë që e kishte. Ai ma kthehu: Do të jap mish ndër më të mirin, si të jetë gjalpë. Mendova dhe i thashë vetes:nëse është ashtu, pse nuk shkoj e të blej gjalpë në vend të mishit?! Dola dhe shkova në shitore dhe shitësit i thashë:
Më jep gjalpin më të mirë që e ke. Shitësi më tha: Do ta jap gjalpin më të mirë, si të jetë mjaltë.Mendova dhe i thashë vetes: nëse është ashtu, më mirë do të blej mjaltë.Shkova te shitësi i mjaltit dhe i thashë: Më jep mjaltin më të mirë që e ke.Shitësi më tha: Do ta jap mjaltin më të mirë që e kam, është si uji i çiltër.Mendova dhe i thashë vetes:nëse është ashtu, ne kemi ujë të çiltër në shtëpi. Kështu u ktheva në shtëpi, pa mos blerë asgjë.
Prindi i tha:
– O biri im, sa i mençur që je! Mirëpo, të ka ikur një gjë: këpucët e tua duke ecur nga dyqani në dyqan i ke dëmtuar dhe harxhuar rëndë.
Djali ia kthehu:
– Jo, o babai im. I kisha të mbathura këpucët e mysafirit.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU