Të Gjithë Librat Qiellor kanë zbritur në Ramazan
Rrëfyer nga Ahmedi dhe Et-Taberaniu [ky] në el-Mu’xhem el-Kebir nga Vathilah ibën el-Aska’ -radijAllahu anhu!- i cili ka thënë:
I dërguari i Allahut -sal-lAllahu alejhi ue sel-lem!- ka thënë:
Fletushkat e Ibrahimit kanë zbritur në të parën (natë) e Muajit të Ramazanit.
Tevrati është zbritur në të gjashtën e Ramazanit.
Inxhili është zbritur në të trembëdhjetën e Ramazanit.
Zeburi është zbritur në të tetëmbëdhjetën e Ramazanit, dhe
Kurani është zbritur në të njëzetë e katërtën e Ramazanit.
Klasifikuar si Hasen nga Albani në el-Silsileh el-Sahihah, 1575.
Burimi: www.islamifejaevertete.com