Duaja është shkak
Njeriu, i cili sapo ka filluar kërkimin e diturisë…
Ka filluar ta kuptojë vendin e shkaqeve në këtë jetë,
i cili i ka parasysh shkaqet në çdo pikëpamje të ndodhive të jetës së tij,
i cili i ka ato kritere vlerësimi e zgjedhjeje.
Atij, do t’i vije koha kur do t’i kuptojë shumë gjëra.
Do t’i vije radha kur ta vërejë sprovën (durimin/shpërblimin) dhe epshin dhe do të detyrohet zgjedhjen mes tyre, do ta vërejë sinqeritetin dhe dyfytyrësinë dhe do të detyrohet zgjedhjen mes tyre.
Do ta vërejë vlerën e kësaj bote dhe të botës tjetër dhe do të detyrohet zgjedhjen mes tyre, këto zgjedhje shpesh do të jenë nën ndikimin e pasigurisë, nga shejtani!
Njohja e shkaqeve do ta shpije në udhëkryqin e të mirës dhe të keqes, ku do të detyrohet t’i bëjë zgjedhjet e jetës së tij, nën ndërgjegjen e vetëdijes së tij!
Dituria e tij, do ta bartë përgjegjësinë e veprave të tij. Por… shpeshherë zgjedhjet do të jenë aq të rënda sa që vështirë vërehet errësira në të!
Ai do të detyrohej t’i gjejë shkaqet e duhura, por nuk ia arrin gjithherë. Nëse vazhdon me precizitetin e tij në kërkimin e shkaqeve, do të ndalet në një pike…
Në një pikë ku sheh se shkaku kryesor është mbështetja në Allahun e Madhëruar, sheh se edhe vet dituria varët nga mbështetja në Allahun e Madhëruar.
Atëherë, vjen momenti kur ai do të mund te veprojë vetëm sipas një shkaku, e ai është Duaja!
Nuk do të mund të bëjë asgjë sado i ditur që është!
Prandaj i dorëzohet Krijuesit të tij, caktimit të Tij, vullnetit të Allahut të Madhëruar, dhe kështu e plotëson nënshtrimin!
Pas të gjitha vrojtimeve e formon dëshirën/nevojën e tij, Fillon!
Nga ndërgjegjja e mungesës së dijes dhe frika e gabimit, nga kuptimi i varësisë (Allahut) dhe Besimit të Njëshmërisë e Madhërisë, i ngritë duart lartë duke shpresuar Mëshirën!
Përgatiti: WisdomSeeker
Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com