BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeA mundet duaja ta ndryshojë caktimin e Zotit ?

A mundet duaja ta ndryshojë caktimin e Zotit ?

 

A mundet duaja ta ndryshojë caktimin e Zotit ?

 

Pyetja:

Më pëlqen kjo që bëni. Zoti ju shpërbleftë! Dëshiroj të di një gjë nga ju, pasi ma keni komentu një ëndërr. Dua të di se a mundet duaja ta ndryshojë caktimin e Zotit që unë të martohem me atë që e dua? 

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Transmetohet se Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Nuk e ndryshon kadanë (caktimin) asgjë, përveç duasë.” (Transmeton Tirmidhiu, Bezari dhe Hakimi)

Kurse Ibën Abasi thotë: “Nuk ka kurfarë dobie të ruhemi nga kaderi, por Allahu e fshin atë që dëshiron Ai nga kaderi.”

Kurse Umeri (radijallahu anhu) kur bënte tavafin thoshte: “O Allah! Nëse më ke shënuar në radhën e të lumturve (banorëve të xhenetit), të lutem mundëso që të jem i qëndrueshëm në këtë! Nëse më ke shënuar në radhët e të vuajturve dhe mëkatarëve, më shlyej nga ata dhe më bë nga të lumturit dhe të falurit! Vërtet, Ti e fshin atë që do dhe te Ty është Umu Kitabi (Leuhi Mahfudh, është Pllaka e Ruajtur në të cilën janë shkruar çdo gjë që do të ndodhë deri në Ditën e Gjykimit).”

Kjo çështje është e sqaruar mjaft mirë në librat e Akides dhe Ehli Suneti mjaft qartë tregon se kjo nuk ka asnjë kundërshtimi me kadanë dhe kaderin e caktuar paraprakisht nga Allahu i Lartësuar.

Ndërsa, përsa i përket pyetjes tuaj që ju të bëni dua që të martoheni me atë që e doni, themi se kjo lejohet, por ju patjetër duhet ta dini se çdo gjë që ndodh është në përputhje me urtësinë e Allahut. Është e mundur që ju të dëshironi diçka, por ajo të jetë jo e mirë për ju dhe e kundërta. Allahu i Lartësuar thotë:  “… Mund që ju ta urreni një send, e ai është shumë i dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send, e ai është dëm për ju. Allahu di (fundin e çdo sendi) e ju nuk dini.” (Bekare, 216)

Prandaj themi se ti patjetër duhet ta kesh parasysh këtë dhe të mos lidhësh ndjenjat e tua me dikë për të cilën ti nuk di si do të përfundojë, pastaj edhe se a është hajr për ty apo jo. Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

23.03.2006

Burimi: http://www.klubikulturor.com

 www.IslamiFejaeVertete.com

 

 

Must Read