Frytet e Diturisë
Këtu paraqesim disa citate nga libri i famshëm Xhami’ul Bejan el-Ilm ua Fadlihi nga dijetari i madh Ibën AbdilBerr
1. Ebu Hurejre: ”Është më e dashur për mua që të ulem për pak, duke mësuar fenë time, sesa të falem tërë natën e deri në agim” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 60]
2. el-Hasan el-Basri: ”Dijetari është më i mirë sesa ai i cili është Zahid(asket, shumë fetar) dhe bën adhurim shumë” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 61]
3. Omer ibnul Hattab: ”Që njëmijë adhurues të cilët agjërojnë ditën dhe falen gjatë natës, të gjithë të vdesin, është më e lehtë për t’u përballuar [krahasuar] me vdekjen e një dijetari të vetëm i cili dallon hallallin nga harami.” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 65]
4. Sufjan eth-Theuri: ”Nuk ka vepër më të mirë sesa kërkimi i diturisë – nëse qëllimet janë të pastra.” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 63]
5. el-Ezdi: ”E pyeta Ibën Abbasin rreth Xhihadit, e ai mu përgjigj:” A dëshiron të dish diçka më të mirë sesa Xhihadi? Ndërto një xhami dhe mësoji njerëzit obligimet e tyre në Islam dhe Sunet.” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 76]
6. Omer ibën AbdulAziz: ”Ai i cili vepron pa dituri, shkakton më shumë dëm sesa dobi.” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 66]
7. Abdullah ibën Mubarek: ”Allahu i dha Profetit Sulejman një zgjedhje në mes të diturisë dhe pushtetit, kurse ai, zgjodhi diturinë mbi pushtetin. Dhe për shkak të kësaj, Allahu i dha pushtetin gjithashtu.” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 114]
8. el-Hasan el-Basri: ”E gjithë bota është një vend i errësirës përveç tubimeve të dijetarëve!” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 60]
9. Lukman el-Hakim: ”O djali im i dashur, kërko diturinë derisa ende je i ri, sepse, kërkimi i diturisë në moshë të shtyrë është i vështirë” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 114]
10. Sufjan eth-Theuri: ”Dituria do të të sjellë nder në këtë botë dhe në botën tjetrën” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 118]
11. ez-Zuhri: ”Dituria është thesar, the çelësi i këtij thesari është pyetja” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 176]
12. Se’id bin el-Musejjib: ”Do të udhëtoja ditë dhe net në kërkim të një hadithi të vetëm” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 188]
13. Imam Maliku: ”Dituria nuk përfitohet derisa personi të shijojë varfërinë” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 194]
14. Imam esh-Shafi’i: ”Jam lindur jetim, kurse nëna ime ishte e varfër dhe nuk kishte para që të më blej letër mua, kështu që, unë do të kërkoja eshtra të kafshëve të ngordhura për të shkruar.” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 157]
15. Abdullah ibën Mes’ud: ”Askush nuk është lindur dijetar, dituria vije me studim” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 200]
16. ez-Zuhri: ”Kushdo që dëshiron të përfitojë të tërë diturinë përnjëherë dhe të bëhet dijetar përgjatë natës, ajo dituri do ta lë atë shpejt, më mirë, merri gjërat hap pas hapi” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 206]
17. ez-Zuhri: ”Dituria humbet nga harresa dhe mungesa e përsëritjes” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 213]
18. Edu Derda: ”Gjëja për të cilën frikësohem më së shumti të pyetem Ditën e Gjykimit, është ajo se do të më thuhet:” Ti pate dituri, por çfarë bëre me të?” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 2 faqe 5]
19. Ebu Derda: ”Pse po ju shoh të uritur për ushqim por të ngopur me dituri?” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 1 faqe 305]
20. Kasim ibën Muhamed; ”Që gjuha ime të më pritet është më e dashur për mua sesa të flas pa dituri” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 2 faqe 114]
21. Ebu Bekër es-Sidik: ”Cili qiell do të më mbronte dhe cila tokë do të më mbante, nëse do të thoja rreth Librit të Allahut, atë për të cilën nuk do të kisha dituri?” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 2 faqe 111]
22. Omer ibnul Hattab: ”Mësone Sunetin dhe mësone gjuhën Arabe” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 2 faqe 322]
23. Ibën Abbas: ”Ai i cili përgjigjet në të gjitha pyetjet është i çmendur! [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 2 faqe 315]
24. Ibën AbdilBerr: ”Askush nga risimtarët[bidatçinjët] nuk e interpretojnë Kur’anin duke u bazuar në Sunet, e cila është arsyeja pse devijuan dhe devijuan të tjerët gjithashtu” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 2 faqe 369]
25. el-Hasan el-Basri: ”Pak veprime sipas sunetit[traditës profetike] do të jenë gjithmonë më të mira sesa shumë veprime sipas bid’atit.” [Xhami’ul Bejan el-Ilm ue fadlihi vëllimi 2 faqe 372]
Nga Anglishtja: Ebu Thabit, Ismail bin Muhamed Nur
Referenca: www.khalduun.com
Në Shqip: M.M.
Burimi: www.islamifejaevertete.com