ShBA jep Izraelit një ndihmë shtesë prej 235 milionë dollarë për blerje armësh
Shtetet e Bashkuara i akorduan një ndihmë shtesë prej 235 milionë dollarë qeverisë izraelite për financimin e sistemeve të interceptimit të raketave, njoftoi Ministria izraelite e Mbrojtjes.
“Ndihma e Kongresit amerikan është një etapë e rëndësishme në forcimin e marrëdhënieve izraelito-amerikane në fushën e mbrojtjes”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Ehud Barak nëpërmjet një komunikate.
Kjo ndihmë u shtohet rreth tre miliardë dollarëve ndihmë ushtarake të dhënë Izraelit nga Shtetet e Bashkuara . Sipas një protokolli bilateral të nënshkruar në vitin 2007 për një periudhë 10 vjeçare, ajo do të përdoret tërësisht për blerje të armëve amerikane./trt/