Princesha ime

 

Princesha ime

 

Asnjëherë nuk je ankuar kur nuk kemi pasur…

Asnjëherë nuk e ke nënçmuar edhe atë pak që e kemi pasur.

Derisa të tjerët e kishin braktisur dhe e kishin qajtur, ti asnjëherë as lotin nuk e ke derdhur.

E ke kuptuar atë çka është e shkruar (Kader), edhe prej asaj se çka do të hamë.

Asnjëherë nuk je ankuar për atë se çka ke shtrirë përpara meje…

Kur nuk kam pasur asgjë të kam pasur ty…

Asnjëherë nuk i ke simpatizuar armiqtë përreth teje.

Ti iu ke bindur fesë tënde në Zotin tënd dhe me atë më ke përcjellur mua.

Fshehtësirat e mia, nderi dhe feja ime kanë qenë të sigurta në ty.

Mënyra se si më ke shikuar me zjarr në sy… ka treguar se jam i vetëm për ty…

E ke vjedhur zemrën dhe ma ke fshehur larg. Ti e di që vendi yt është afër meje.

Të kam dashur kur më ke urdhëruar në fshehtësirën e agjërimit vullnetar.

Duke të shikuar ty, kam qeshur me vullnet të plotë.

Zemra kurrsesi nuk mund të dëshiron tjetër derisa të shikoj se si e ushqen fëmijën tim, si e vesh atë, si ia fshin hundën e vogël dhe fytyrën e stërpikur.

Ti asnjëherë nuk mund ta gjesh diamantin në duart e të varfërve në të njëjtën mënyrë se si diamanti (fëmija) ynë meriton të jetë i ruajtur në dorën tënde.

Unë ty të kam zgjedhur “UMMU” (nënë), me dije se fryti ynë është i sigurt me ty. 

Asnjëherë nuk do të mërzitem për edukimin e fëmijëve të mi. 

Ata do ta duan Atë që edhe ne e duam. Ata do ta duan Allahun, më të Bukurin, të Madhërishmin. Ata do t’i duan pejgamberët dhe ashabët, ata do t’i duan ata që kurrë nuk i kanë takuar, por do t’i takojnë. 

 

Burimi: http://pertymoter.net

http://www.islamifejaevertete.com/

Must Read