Recitimi i Kur’anit sikurse këngë
————————————–
Është treguar se një person recitoi në formë melodike[1] në pranin të El-A’mesh. Ai tha:
“Një njeri njëherë recitoi kështu në prani të Enesit [ibën Malikut – Allahu qoftë i kënaqur me të!- ] dhe ai e urrejti.”
Ebu Bekr El-Khalâl, El-Amr bil-Ma’rûf ue El-Nahî ‘an El-Munker, fq. 110.
Është rrëfyer se Salim [bin ‘Abdil-lâh bin ‘Umer bin. El-Khattab] – Allahu pastë mëshirë për të! – ishte pyetur të dëgjonte dikë i cili udhëhiqte namazin. Kur ai e dëgjoi recitimin, ai u kthye prapa duke bërtitur:
Këndim! Këndim!
Ibn El-Xheuzi, El-Kussâs ue El-Mudhekkirin, artikulli 183.
Është rrëfyer se ishte një njeri i cili udhëhiqte namazin në Medine. Një natë, e rroku euforia (e pushtuan emocionet).[2]
El-Kasim bin Muhammed recitoi:
“Ai është vërtet një Libër i madhërueshëm. Atij nuk mund t’i afrohet gënjeshtra nga asnjëra anë. Kjo është shpallje prej një të Urti që meriton të gjitha lavdet.[ Kur’an, Fussilet, 41,42]
Dhe, ai e urrejti [sjelljen e recituesit].
Ibid. artikulli 184.
Është treguar se El-Fudajl bin Ijjad – Allahu e mëshiroftë! – ishte pyetur rreth recitimit të Kuranit me melodi,[1] e, ai u përgjigj:
Kjo është diçka që e kanë marrë nga kënga.
Ibid. Artikulli 182
Ibn Davud [‘Abdullah ibën Davud ibn Amir El-Khurejbi] – Allahu e mëshiroftë! – njëherë ishte pyetur nga Bishr bin El-Harith:
“Nëse do të kaloja pranë dikujt duke recituar, a duhet që të ulem dhe të dëgjoj? Ai më pyeti, “A bëhet ai euforik [2] (i emocionuar duke lexuar)?” Bishri u përgjigj, “Po.” Ibn Davudi tha, “Ai e ka treguar bidatin e tij, mos u ul me të.”
Ibid. Artikulli 186.
Rrëfime nga Imam Ahmedi:
“Ebu Abdil-lah (Imam Ahmadi) e urrente këtë recitim risimtar i cili quhet El-Alhân (recitim melodik, muzikor).”
Ibid. Artikulli 187.
Dhe, po ashtu, është treguar se Imam Ahmedi ka thënë:
“Ky recitim risimtar i cili quhet El-Alhân, unë e urrej atë.” Ai ishte shumë i ashpër ndaj tij. Ai ka thënë, “Besoj se i përngjet këndimit, dhe Kurani duhet që të mbrohet nga kjo.”
Ibid. Artikulli 188.
Ekzistojnë një numër i rrëfimeve nga Imam Ahmedi rreth kësaj, në mesin e tyre:
Kur u pyet rreth kësaj, njëherë ai, tha:
“Ky është një bid’at. Por [ta recitosh në zë të bukur është në rregull] nëse është zëri i tij i natyrshëm, sikurse e kishte Ebu Musa [El-Esh’ari – Allahu qoftë i kënaqur me të! -].”
Kur u pyet njëherë tjetër, rreth recitimit me alhân, ai u përgjigj:
Jo. [Lejohet vetëm] nëse është zëri i tij natyral, sikurse zëri i Ebu Musasë. Sa i përket mësimit për ta recituar kështu, atëherë jo.
Ai ishte pyetur rreth recitimit me melodi dhe harmoni, ku ai u përgjigj:
“Ky është një bid’at.” Pastaj, iu tha atij, ‘Ata mblidhen që ta dëgjojnë.” Ai u përgjigj, “Allâhul-muste’ân (‘Allahut i kërkomë ndihmë’; një thënie ku shprehet mosmiratimi dhe mospëlqimi.)”
Ai, gjithashtu, ka thënë:
Është bid’at, dhe nuk duhet dëgjuar.
Abdullah bin Jezid El-Anbari tregon:
Një njeri njëherë e kishte pyetur Ahmed ibën Hanbelin:
“Çfarë thua rreth recitimit me alhân?” Ebu Abdullahu, tha, “Si quhesh?” Njeri i ktheu, “Muhammed.” Imam Ahmedi i tha, “Pra, a do të dëshiroje të quheshe Muuhammed?”
El-Khallâl, op. cit., fq99+.
Imam Ahmedi – Allahu e mëshiroftë! – ka thënë:
Nuk e pëlqej ta recitoj në melodi, qoftë në Ramadan apo jashtë tij, sepse i përngjet këndimit, dhe bën që të përqeshet Kur’ani. Thuhet se ‘ky person është recitues më i mirë se ai tjetri (Kurani bëhet subjekt i argëtimit dhe konkurrencës).
Më ka arritur se skllavet femra mësohen që ta recitojnë kështu sikurse mësohen që të këndojnë. A mendoni se kjo është mënyra që i Dërguari i Allahu – paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të! – e recitonte?
El-Kajrauani, Kitab El-Xhami’ fq.166.
[1] Nga arabishtja: Alhân. Kjo i referohet recitimit në një ton melodik, të ngjashëm me këngën.
[2] Nga arabishtja: Al-tarb. Kjo i referohet gjendjes së intensitetit emocional e cila mund të çojë në shprehje fizike.
Shënime:
Pas përmendjes së disa nga këto rrëfime, Ibën El-Xheuzi thotë:
Dije se recitimi muzikoro-melodik (El-Alhân) urrehet për një mori arsyesh, disa prej tyre janë: [Recituesi] bashkon/shkrin shkronjat që nuk [duhet të] bashkohen, ata zgjasin zanoret (medd) atje ku nuk ka zgjatim, ata shmangin hemzen dhe dyfishimin e bashkëtingëllores (teshdidit) vetëm që të ruajnë/përshtatin melodinë. Gjithashtu, Ky lloj i recitimit bën që njerëzit të entuziazmohen emocionalisht (el-terb) [gjë e cila] shkëput njerëzit nga përsiatja e Kur’anit. [3]
Duke shpjeguar recitimin i cili është lavdëruar dhe atë i cili urrehet, Ibën Kethiri thotë:
Ajo e cila kërkohet në Sheriat (mësimet e Islamit) është zbukurimi i zërit i cili çon në meditimin e Kur’anit dhe kërkimit të kuptimit të tij, në nënshtrim, përulje dhe pajtim me bindjen [ndaj Allahut].
Sa i përket përdorimit të zërave me melodi të reja, i përbërë nga ritmet hutuese dhe argëtuese dhe rregullat muzikore, atëherë Kur’ani është larg nga kjo dhe është shumë i respektuar dhe i vlerësuar të ketë këtë trajtim.[4]
[3] Ibn El-Xheuzi, El-Kussâs ue El-Mudhekkirîn fq.335.
[4] Ibën Kethir, Fadâ`il El-Kuran fq.198.
Përktheu: M.M.
Burimi në anglisht: sayingsofthesalaf.net
Burimi në shqip: www.islamifejaevertete.com