A lejohet që me abdestin e sabahut të falet namazi i Bajramit
Pyetja:
Selam alejkum!
Nëse merr abdest me arsye (yzer) në kohën e namazit të sabahut dhe e fal namazin e sabahut, a lejohet që me këtë abdest, pra me te njëjtin abdest të sabahut, të falet namazi i Bajramit, i cili është pas 45 minutash?
Ju faleminderit!
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.
Po, vëlla i nderuar, lejohet për sahibu yzrin (për atë që është i arsyetuar) të falë me një abdest një kohë të namazit me të gjitha sunetet, si: tehijetul mesxhid, dy rekate pasi kryen tavafin, sunetin e atij namazi, e po ashtu edhe namazi i Bajramit hyn me të.
Allahu e di më së miri!
Fatmir Raçi
31.8.2007
Burimi: klubikulturor.com