A NUK DO UDHËZIM?

 

A NUK DO UDHËZIM?

 

(Bisedë e zhvilluar në mes një muslimani të udhëzuar dhe tjetrit të devijuar)

 

Vëlla, a nuk do udhëzim?

Besimtari: Pashë Allahun! A mendon se rruga fetare është e gabuar ndërsa kjo në të cilën je ti është e qëlluar? Mu përgjigj nga zemra?

Mëkatari: Nga zemra do të përgjigjem. Për Zotin, unë me gjithë zemër e di se rruga e fesë është e qëlluar dhe kjo e imja e gabuar.

Besimtari: A ka ndonjë të mençur në botë që lëshon rrugën e vërtetë për të trasuar një rrugë të gabuar?

Mëkatari: Jo.

Besimtari: Kështu është! Ti je i pa mençur.

Mëkatari: Si, unë i pa mençur, si thua kështu? Unë do të rrëfej se përse nuk trasova rrugën fetare.

Besimtari: Përse?

Mëkatari: Është rrugë e qëlluar por e vështirë ndërsa rruga që trasoj unë, edhe pse e gabuar, është e lehtë.

Besimtari: Jam me ty, por ti rrugën e vështirë e braktise për një më të lehtë apo më të vështirë?

Mëkatari: Për një më të lehtë, kuptohet.

Besimtari: Jo gabim e ke. Ti e lëshove rrugën e vështirë për të trasuar rrugën e fatkeqësisë, vështirësisë, shkatërrimit, humbjes në këtë dhe botën tjetër.

Mëkatari: Si mendon kështu?

Besimtari: A nuk është largimi i shikimit nga gjërat e ndaluara (filma dhe fotot erotike) vështirë?

Mëkatari: Po.

Besimtari: Kur nuk përfillë uljen e shikimit dhe shikove në gjëra të ndaluara, gjë që e hidhëron Allahun e Madhëruar, ti, praktikisht, re në një gjë edhe më të vështirë.

Mëkatari: E ç’është kjo edhe më e vështirë?

Besimtari: Që Allahu i Madhëruar të t’i mbush sytë tu prush të zjarrit të Xhehennemit andaj ke kujdes!

Cila është më e lehtë? Të durosh pak e ta ulësh shikimin apo Allahu i Madhëruar të t’i mbush sytë tu gaca.

Heshti…

Mëkatari: Po.

Besimtari: Kur të dëgjosh këngët, ti bie në më të vështirën. Ai që dëgjon ndonjë këngëtar a këngëtare, në Ditën e Kiametit veshët do t’i mbushen me plumb të shkrirë. Cila është më e lehtë?

Mëkatari: Jo, për Zotin, kjo e fundit është shumë më e vështirë.

Besimtari: Të ngrihesh për faljen e namazit të sabahut është vështirë?

Mëkatari: Po.

Besimtari: A është më vështirë kjo apo zhytja e kokës tënde në zjarre të Xhehennemit?

Mëkatari: Jo, më vështirë është kjo e fundit.

Besimtari: Atëherë ti e paske lënë të vështirën për diç edhe më të vështirë. Rruga e mbajtjes për parimeve fetare është e vështirë por të shpie në Xhennet.

Përse ti kur shkon në shkollë a universitet je shumë i kujdesshëm; ngrihesh me kohë, kryen detyrat, përgatit provimet, ndien frikë e ankth, edhe pse këto gjëra janë të vështira?! Përse?

Përse njerëzit durojnë vështirësitë e studimit?

Mëkatari: Për shkak të sigurimit të ardhmërisë.

Besimtari: Përse durojmë në rrugën e mbajtjes për parimeve fetare: për shkak të sigurimit 60 vjeçar, punës, shtëpisë, e pastaj varrit?

Mëkatari: Jo, jo, ajo bëhet për sigurim jetësor, të përhershëm, sigurim të Xhennetit, gjerësia e të cilit është sa toka dhe qiejt. Ne sigurojmë ardhmërinë tonë në këtë dhe botën tjetër me këtë mbajtje për parimeve islame.

Besimtari: Vëlla i dashur! A e di se fatkeqësi është ta lëshosh rrugën e udhëzimit dhe të pasosh rrugë tjetër, kënaqësitë dhe dëfrimet e së cilës të mashtrojnë për të përfunduar tek muret e vdekjes dhe të dëgjosh:

“حتى إذا جاء أحدهم الموت قال رب ارجعون لعلي أعمل صالحًا فيما تركت

E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, 100. Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!”. El Mu’minune, 99-100.

Por, kjo është vetëm një shans. Më kthim nuk ka. Përkujtoje këtë ngase unë me të do të jem dëshmitar kundër teje në Ditën e Kiametit. Thotë Allahu i Madhëruar:

“كلا إنها كلمة هو قائلها ومن ورائهم برزخ إلى يوم يبعثون

Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen”. El Mu’minune, 100.

Të mbash rrugën fetare është vështirë por është jetë, lumturi, qetësi shpirtërore, Xhennet i zemrës…Thotë Allahu i Madhëruar:

“يا أيها الذين آمنوا استجيبوا لله وللرسول إذا دعاكم لما يحييكم

O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë…”. El Enfale, 24.

O njeri që ke mend dhe intelekt! Deri kur do të vazhdosh zhytjen në kënaqësi dhe pakujdesinë ndaj fundit (vdekjes)? A nuk do të kthehesh tek Allahu i Madhëruar? A mos vallë ke ndonjë ferman prej Tij që nuk do të vdesësh pa u penduar? Për Zotin, a gjetën mëkatarët kënaqësi në mëkatet e tyre?

Jo, pasha Atë që krijoi thelbin dhe ndërtoi qiellin pa shtylla të dukshme, ata janë të zhytur në brenga dhe pikëllime, saqë njëri prej tyre (re)citonte:

Iu shfaq njerëzve zemërgjerësi

Aq sa dëshirojnë të jenë në rrobat e mia

Por sikur ta dinin se unë jam i dëshpëruar, pikëlluar

Dhe se gjerësia në sytë e mi më është ngushtuar

Që të fillosh në rrugën e fesë, bëhu i sinqertë me Allahun e Madhëruar!

Që të vazhdosh në këtë rrugë, bëhu i sinqertë me Allahun e Madhëruar!

Që të arrish në rrugën e Xhennetit, bëhu i sinqertë me Allahun e Madhëruar!

O ti që kërkon dashurinë e Allahut të Madhëruar! Dije se ajo është në dashurinë e njerëzve të mirë (andaj shoqëroji ata dhe bëhu një prej tyre), ngase Allahu i Madhëruar, në një hadith kudsijj, thotë:

“حقت محبتي للمتحابين في

Dashuria Ime për ata që duhen për hire Timin, do të realizohet” .

Kjo është stoli në ditë të mira, pajisje në ditë të vështira dhe, ditën kur ndahen njerëzit nga prindërit e shokët, ata janë bashkë dhe të pandarë. Thotë Allahu i Madhëruar:

“الأخلاء يومئذ بعضهم لبعض عدو إلا المتقين

Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi”. Ez Zuhfurf, 67.

Burimi: http://www.twbh.com/articles.php?ID=4931

Përshtati në shqip: Sedat Islami – sedatislami.wordpress.com

www.islamifejaevertete.com

 

Must Read