Abdulhamid Kishk


Abdulhamid Kishk


Abdulhamid Kishk, njëri ndër thirrësit (daij) dhe hatibët më me popullaritet në çerekun e fundit të shek.XX.

Popullariteti i tij arriti deri në atë shkallë saqë Xhamia në të cilën i mbajti hutbet e tij u emërua me emrin e tij sikur që u emërua edhe lagja „Hadaikul kubbe“ me emrin e tij, në të cilën jetonte.

Kasetat e inçizuara me hutbet e tij depërtuan në shtëpiat e një numri të madh të muslimanëve në Egjipt dhe në botën arabe. (poashtu edhe në trojet shqiptare ku shumë hoxhallarë pregaditeshin duke ndëgjuar kasetat e tij sh.r.)

Abdulhamid Kishk lindi në Egjipt më 1933,në fsh.Shibra,rrethi i komunës së Buhajra-s. Për shkak të sëmundjes ai e humbi ni’metin e të pamurit.

Lindi në një familje e varfur dhe të jatin e kishte në Aleksandri, ndërsa Kur’anin fisnik e mësoi përmendësh pa i mbushur 8-vjet.

Me sukses të shkëlqyer e kreu shkollën fillore dhe po me të njejtin sukses e kreu shkollën e mesme az’hariane.Në Az’har vazhdoi në Fakultetin e Usuli Dinit dhe diplomoi poashtu me sukses të lartë.

Në fillim të gjashtëdhjetave u caktua hatib në Xhaminë „Tibi“ të Ministrisë së Vakëfit,në lagjen „es Sejjide“ në Kairo dhe e përfaqësoi Az’harin në festën e vitit të vitit 1961. Më 1964 doli vendim për caktimin e tij imam të Xhamisë „Ajnul hajat“ në rrugën „Egjipti dhe Sudani“ të lagjes „Dijerul mel-lak“,pastaj më 1966,në kohën e kryetarit Xhemal Abdunnaser u arrestua bashkë me vuajtjet e islamistëve të asaj kohe. Nga burgu „el Kal’a“ u transferua në burgun „Turre“ dhe më 1968 u lëshua në liri. Gjatë kësaj kohe i është nënshtruar një torturre shtazarake, por përkundër kësaj ai e ruajti vendin e punës si imami i xhamisë „Ajnul hajat“.

Më 1972 i intensifikoi hutbet e tij saqë popullariteti i tij u shtua edhe më gjërë saqë me të prezentonin një numër i madh i namazlinjëve.

Që nga viti 1976 filloi fërkimi me qeverinë e në veçanti pas marëveshjes së “kamp dejvid”-it në të cilën e akuzoi qeverinë me tradhti ndaj Islamit dhe filloi t’i paraqesë fotografitë e fesadit në Egjipt në aspektin shoqëror,artistik dhe të jetës së përgjithëshme.

Më 1981 bashkë me një numër opozitarë politikanë u arrestua në bazë të vendimeve të njohura të Shtatorit të kryetarit Enver es Sadat.

U lirua më 1982 dhe nuk u kthye në xhaminë e tij në të cilën iu ndalua siç iu ndalua të mbajë hutbe apo derse.

Shejh Abdulhamid Kishki rrefuzoi ta lëshojë Egjiptin për në ndonjë vend tjetër arab apo islamik përkundër premtimeve të majme,përveçse për në Haxh kur edhe e bëri në vitin 1973.

Iu qas shkrimit sa që veprat e tij arritën deri në 115 vepra edhe ate gjatë 12-vjetëve,që nga 1982 e deri në verë të 1994. Prej tyre është „Kasasul enbija“(rrëfimet e pejgamberëve) dhe një tjetër për fetvatë.

E përfundoi komentimin (tefsirin) e Kur’anit famëlartë nën titull“Fi rihabil Kur’an“(Nën shoqërimin e Kur’anit).

Poashtu nga ai janë afër 2000-kaseta që janë tërësia e hutbeve të tij të cilat i mbajti në minberin e Xhamisë „Ajnul hajat“.

Ai ka pasur edhe disa ideja reformiste për Az’harin saqë thirrte që pozita e Shejhul Az’harit (Rektorit të Az’harit) të jetë me zgjedhje e jo me caktim; që Az’hari të kthehet në atë që ka qenë para ligjit të reformave të vitit 1961 dhe që studimet në të të redukohen nën fakultetet e sheriatit edhe ate nën ate të „Usuli Dinit“,të „gj.arabe“dhe të „Da’ve“-s.

Ai kishte mendim se detyra kryesore e Az’harit është që të nxjerrë thirrës (daij) dhe hatiba për xhamitë numri i të cilave në Egjipt kalon mbi 100 000 xhamia.

Ka rrefuzuar që mesazhi i xhamisë të jetë i përkufizuar vetëm në rolin e ibadetit: Ai thirrte që xhamiat të jenë pishtarë për ndriçim në aspektin ideor dhe shoqëror.

Më 06/12/1996 e takoi Zotin e tij(vdiq) duke qenë në sexhde pak para namazit të Xhumasë në moshën 63-vjeçare.

Allahu e mëshiroftë me rahmetin e Tij të gjërë.AMIN!


Përktheu: Emin Limani – albislam.com

Referencë: islamway.com

www.islamifejaevertete.com


Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read