Abdurrahman ibn Nasir Es-Sa’di
Në Arabi, në qytetin e Unejzes lindi njeriu që magjepste me modestinë e tij. Dituria e tij e gjërë ishte si luleja rreth të cilë tubohen bletat dhe polenin e të cilës do ta shndërrojnë në mjaltë. El-Al-lame Esh-Shejh Abdur-Rahman ibën Nasir Es-Sa’di. Të njohtohemi pra me këtë gjeni të kohë së tij.
Ai është:
Ebu Abdil-lah Abdur-Rahman ibën Nasir ibën Abdil-lah ibën Nasir Alu Sa’di që bën pjesë në fisin e njohur Benu Temim. Ka lindur në qytezën e Unejzes në krahinen El Qassim në Arabinë Sauditë në vitin 1307H. Si fëmi ka ngelur pa prindër. Kur ka qenë katërvjeçar ka vdekur e ëma e tij kurse në moshën shtatëvjeçare ka ngelur pa babë. Si i vogël tek ai janë shprehur aftësitë mendore dhe dashuria e flaktë për dituri. Në moshën 11 vjeçare ai vetëm se kishte mësuar përmendsh Kur’anin dhe vazhdoi përfitimin e diturisë prej dijetarëve të vendit ashtu që kur i plotësoi 23 vjet u bë mësues në xhaminë e Unejzes. Deri në vitin 1350H ai ka qenë mësues dhe autoritet kryesor në qytetin e Unejzes.
Disa nga mësuesit e tij:
Fillimisht mësoi tek Ibrahim ibën Hamed ibën Xhasir i cili ia mësoi shkrim leximin dhe shumë prej haditheve të Resulullahit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem. Mësuesi i tij ishte njeri i dëvotshëm që ndihmonte të varfurit dhe skamnorët përskaj nevojës personale që e kishte.
Mësues i tij gjithashtu ishte edhe Muhammed ibën Abdil Kerim Esh-Shibël tek i cili mësoi në lëminë e fikhut dhe gjuhës arabe.
Tek Salih ibën Uthman El Kadi mësoi në lëminë e teuhidit, tefsirit, fikhun dhe bazat e fikhut. Mbeti i pandarë prej tij deri fund të jetës së tij
Nga vargu i mësuesve të tij do t’i përmendim edhe:
Abdullah ibën Aid
Ali Es-Sinanij
Muhammed ibën Abdil Aziz El Meni’
Muhammed Esh-Shenkiti.
Disa fjalë për moralin e tij:
Ishte i dalluar me modestinë e tij. Tek ai të gjithë ishin të njejtë, i riu dhe plaku, i pasuri dhe i varfuri. Tubimet e tij ishin tribuna të diturisë. Në të ai përhapte dituritë që kishte lexuar dhe që kishte hulumtuar për të. Kështu tubimet e thjeshta shndërroheshin në tubime të adhurimit (ibadetit). Shpeshherë zgjithte problemet e njerëzve dhe konfliktet mes tyre. Ndihmonte të varfurit dhe të huajt. Ishte i butë por i vendosur, i ndershëm dhe i respekuar. Sponzoronte studentet e dalluar dhe organizonte tubime ku nxënësit diskuton për çështje të ndryshme duke i mbrojtur mendimet e tyre me argumente. Ishte i dalluar me njohuri të thella në lëminë e tefsirit, fikhut dhe akidës. Përfitoi shumë nga librat e Shejhul Islam Ibën Tejmijje dhe nxënësit të tij Ibën Kajjimit.
Veprat e tij:
Tejsirul Kerimil Men-nan (tefsir i Kur’anit) në 5 vëllime
Irshadu ulil besair ( në lëminë e fikhut) të cilën e botoi në llogarinë e tij personale pastaj e shpërndau falas
Ed-Durre El Muhtesare fi mehasin el Islam (për gjërat që veçojnë Islamin si fe)
El Kavaid el Hisan fi Tefsir Kur’an (rregula mbi komentin e Kur’anit)
El Hutab El Asrijje (hutbet e tij)
El Hakk El Vadih El Mubin (në lëminë e besimit)
El Kaul Es-Sedid fi mekasidi Teuhid (në lëminë e besimit)
Er-Rijad En-Nadire
Në gjuhën shqipe është përkthyer libri i tij “Pema e besimit” dhe “Mjetet e dobishme për jetë të lumtur” dhe artikulli Islami zgjidhje për enigmat e jetës.
Shumicën e librave të tij i botonte dhe shpërndante falas dhe nuk përfitonte gjë prej tyre në aspektin material.
Vdekja e tij:
Pas 69 vite jetë në shërbim të diturisë përfundoi jeta e bekuar e këtij dijetari në vitin 1376H. All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjërë. Amin
Përgatiti: Talha Kurtishi – albislam.com