BallinaPraktikaRamazaniAgjërimi i gjymtyrëve

Agjërimi i gjymtyrëve

Agjërimi i gjymtyrëve

Bëje të ditur se agjëruese është ajo të cilës i agjërojnë gjymtyrët nga mëkatet, i agjërojnë sytë nga shikimi i harameve, i agjërojnë veshët nga dëgjimi i harameve si: gënjeshtra, përgojimi, muzika si dhe çdo gjë e ndaluar.
I agjërojnë duart nga dhuna e ndaluar, agjërojnë këmbët nga shkuarja në vendet e haramit, agjëron gjuha nga gënjeshtra, fjalët e këqija, i agjëron barku nga ushqimet dhe pijet, i agjëron organi nga gjërat e turpshme , kur flet, thotë fjalë të mira dhe të dobishme dhe nuk flet nga ato fjalë të këqija, nuk i prek nderet e muslimaneve, sepse kjo konsiderohet prej mëkateve dhe ndalesave të mëdha, prandaj dhe i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush nuk i lë fjalët e kota dhe veprimin me to, le ta dijë se Allahu nuk ka nevojë që ai ta lë ushqimin dhe pijen.” (Buhariu)

Gjithashtu i Dërguari i Allahut thotë: “Nëse dikush prej jush është agjërueshëm të mos ofendojë dhe të mos bëjë zhurmë, nëse dikush të ofendon ose të lufton thuaj: Unë jam agjërues.” (Muttefekun alejhi)

Ndërsa kush agjëron vetëm prej ushqimit dhe pijes, dhe bën iftar me mishin e muslimanëve dhe nderin e tyre, futet te thënia e të Dërguarit të Allahut – paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të – ku thotë: “Shumë agjëruesëve, nuk u mbetet asgjë prej agjërimit vetëm se uria.” (Ibn Maxhe dhe Ahmedi me sened të saktë)

http://pertymoter.net/
Përktheu: Merita Rexha

Must Read