Albani shpjegon Akiden edhe nga makina e përmbysur ?!
Kjo tregon sesa i palodhur ka qenë ky dijetar shqiptar, me origjinë nga Shkodra, për mësimin e Islamit dhe parimeve të tij. Allahu e Pastë mëshiruar dhe ia lartësoftë gradat në xhennet. Amin!
Dijetari Muhammed Nasir Ed-din El-Albani rahimehullah shpjegon Akiden ( kredon e besimit) edhe nga përfundi i makinës së përmbysur !!
Ebu Uajil Omer bin Ahmed: Shejh Ali Hashan thotë në një formulim të printuar për Nasirul Hadith ( Ndihmuesin e hadithit) dhe muxheddidit të sunnetit ( Ringjallësit të Sunnetit), Shejh Nasiruddin el-Albanin:
Ai ka jetuar si një person i vetmuar i kohës, dhe Ai u shndërrua si Personi i Humbur i Kohës. Kjo deklaratë është botuar në revistën Esh-Shakajik, dhe ai( Ali Hashan) foli rreth Esh-Shejh Muhammed Nasirud-Din El-Albanin duke thënë:
Betohem në Allahun, sytë e mi nuk kanë pa ndonjërin, me sa di unë, i cili ishte më i etur për Sunnet, më i rreptë në ndihmesën e tij, dhe më i zellshëm në praktikimin e tij sesa el-Albani.
Me të vërtetë njëherë makina e tij u përmbys dhe shejhu duke qenë brenda saj në rrugën në mes të Xheddes dhe Medinah el-Munewweres. Njerëzit menjëherë nxituan drejt saj duke thënë: Ya Sattar, Ya Sattar!( d.m.th. O Mbrojtës, O Allah O mbrojtës). Kështu që ndihmuesi i Hadithit el-Albani ia u ktheu grumbullit të njerëzve derisa ishte përfundi makinës së përmbysur: Thoni O Satir dhe mos thoni O Sattar. Sepse Es-Sattar nuk është prej emrave të më të Lartit (Allahut). Dhe Profeti sal-lAllahu alejhi we sel-lem ka thënë: Me të vërtetë Allahu është i Gjallë( Hajj), Satir( Ai që fsheh); Ai e don Sitrin ( Mbulimin, fshehjen ose ruajtjen).
Përktheu nga anglishtja: Meriton Muriqi