BallinaAKTUALEZbulime ShkencoreAlkooli shkakton kancer!

Alkooli shkakton kancer!

 

Alkooli shkakton kancer!

 

Për të gjithë ne që mendojmë se pirja e alkoolit nuk lidhet me kancerin, një studim i ri tregon që gabohemi. Ky studim raporton që në Amerikë 1 në 30 vdekje nga kanceri shkaktohen nga alkooli.

Lidhja mes kancerit dhe alkoolit është më e theksuar në kancerin e gjirit. Sipas ekspertëve, 15 për qind e vdekjeve nga kanceri i gjirit lidhen me konsumimin e alkoolit.

Ndërsa, pirja e moderuar nuk duket sikur ndihmon pasi që 30 për qind e vdekjeve nga kanceri të lidhura me alkoolizëm shkaktohen nga pirja e 1.5 pijeve në ditë.

Sipas autorit të këtij studimi, dr. David Nelson, alkooli është shkaktar i kancerit ndërsa njerëzit refuzojnë ta kuptojnë këtë fakt.

“Prija e moderuar shkakton përfitime për zemrën, mirëpo, në kontekst më të gjerë, alkooli shkakton 10 herë më shumë vdekje se sa që parandalon” ka shtuar Nelson.

Raporti është publikuar online në American Journal of Public Health. /Indeksonline/

 

www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read