BallinaAKTUALEZbulime ShkencoreEdhe sipas shkencës: Në lëshimin e mjekrrës ka dobi

Edhe sipas shkencës: Në lëshimin e mjekrrës ka dobi

 

Edhe sipas shkencës: Në lëshimin e mjekrrës ka dobi!

Mbron nga rrezet e Diellit

Një fytyrë me qime ofron mbrojte të konsiderueshme kundër dëmtimit nga dielli dhe kanceri i lëkurës, sipas një studimi të fundit nga Universiteti Southern Queensland, botuar në Revistën Radiation Protection Dosimetry. 

Hulumtuesit gjetën se pjesët e fytyrës të mbuluara me mjekërr, mesatarisht kishin për një të tretën më pak ekspozim ndaj rrezeve të dëmshme ultravjollce krahasuar me zonat pa qime. 

Hulumtuesit përdorën teknika dozimetrike, të cilat masin sasinë e rrezeve apo të rrezatimit që absorbohet për kohë të caktuar. 

Rezultatet e tyre treguan se mjekrrat dukej të ofronin 90-95% mbrojtje ndaj diellit, dhe varej nga gjatësia e qimeve.

Përgjithësisht, qimet ofrojnë mbrojtje të mirë ndaj diellit, thotë Dr Nick Lowe, një dermatolog prijës i bazuar në Londër. 

‘Po ashtu, konsiderohet edhe dendësia e qimeve,’ thotë ai. ‘Është e ngjashme me faktorin SPF[ Faktorin mbrojtës nga dielli] — sa më e lartë dendësia e qimeve dhe trashësia, aq më i lartë edhe SPF. 

‘Unë shpesh shoh shembuj klasik të kësaj aty ku unë punoj në Kaliforninë Jugore. 

‘Një surfer[lundrues mbi dallgët e detit] tullac e me mjekërr do të ketë më shumë dëmtim nga dielli dhe rritje para-kanceroze në kokën e tij krahasuar me fytyrën e tij.’ 

Një tjetër teori është ajo se qimet e mjekrrës të ashpra e me dredha mund të thyejnë rrezet e diellit, njofton Iain Sallis, një trikolog konsulent.

‘Drita udhëton në vija të drejta, por, kur godet qimet me dredha valët e dritës përthyhen, apo shpërndahen, ashtu që, vështirë se ndonjëherë arrijnë përfundi lëkurës.’ 

Njashtu, varet edhe që sa gjatë ka qenë duke u rritur mjekrra. 

Dëmtimi nga dielli mundet, gjithashtu, të ndodhë kur reflekton sipërfaqet poshtë fytyrës — sikurse rëra e çelët apo uji — andaj, rritja e qimeve në fytyrat e burrave do të shtojë mbrojtje poshtë mjekrës dhe fytit.

Ngadalëson plakjen

Me kalimin e kohës, qimet e fytyrës mund të ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të njomë dhe në gjendje të mirë. 

Qimet pengojnë ujin që ta braktis lëkurën — duke e mbajtur të lagësht — [po ashtu] duke e mbrojtur nga era, e cila e thanë lëkurën dhe çrregullon barrierën mbrojtëse të lëkurës, njofton Dr Lowe. 

‘Njashtu, nëse vendos krem, atëherë ai do të qëndrojë më mirë sesa në një lëkurë të rruar apo të hapur ku ai mund lehtësisht të largohet.’ 

Edhe prezenca e thjeshtë e qeskës së qimes gjithashtu ndihmon – sikurse edhe gjëndrat dhjamore në lëkurë të cilat mbulojnë qimet në vajra mbrojtës.

Kudo që qeskat e qimeve dhe gjëndrat yndyrore të gjenden — duke përfshirë mjekrën, grykën e fytyrës dhe anët — e bën lëkurën më të trashë (dhe se burrat kanë më shumë qeska të qimeve në këto zona sesa gratë).

‘Lëkura më e trashë është më rezistente ndaj dëmtimit, qoftë edhe nëse burri nuk ka mjekërr, krahasuar me gratë, lëkura e të cilave duket të jetë më e hollë dhe të ketë më pak qeska të qimeve,’ shton Dr Lowe. 

Ndihmon në luftimin e kollës

Mjekrrat e dendura që rriten nën mjekër dhe grykë do të ngritin temperaturën e qafës dhe mund të ndihmojë në luftimin e ftohjes së zakonshme, thotë Carol Walker.

Qimet paraqesin një izolant që ju ndihmon të mbaheni ngrohtë. Mjekrrat e plota, të gjata të cilat kapin ajrin e ftohtë dhe ngritin temperaturën e fytit, do të jenë bonus kur gjendeni të sulmuar nga moti,’ shton Karol. 

‘Kur të keni fytin e pezmatuar, trupi ngreh temperaturën për të mbytur virusin. 

‘Pezmatimi ndjek rrjedhën e vet, por, sa më ngrohtë që të mbash veten dhe sa më shumë lëngje që pi, të pajisin që ta luftosh më mirë.

‘Qimet poshtë mjekrës dhe grykës ofrojnë një mbrojtje shtesë.’

Qimet e fytyrës veprojnë sikurse një pengesë fizike ndaj temperaturës së ftohtë, njofton Dr Chua. 

‘Temperatura më e lartë trupore mund të ndihmojnë në luftimin e kollit, edhe pse, duhet që të shikohet shkaktari që fshihet për ta trajtuar, gjithashtu.

‘Unë kam patur pacient të cilët më kanë njoftuar se nëse mbështjellnin diçka sikurse shalli përreth, kolli i tyre do të përmirësohej paksa. Mundet që, gjithashtu, një mjekërr ta bëj këtë.’ 

Parandalon puçrrat e pakëndshme të lëkurës

Mos rruajtja nënkupton s’ka më puçrra të pakëndshme. Rruajtja është shkaktari kryesor i infeksioneve bakteriale në zonën e mjekrrës, njofton Dr Martin Wade, dermatolog konsulent pranë Klinikës Londineze të Lëkurës dhe Flokëve. 

‘Mund të çojë në puçrra të rruajtjes, qime që rriten përbrenda dhe gjendje sikurse folikulitisi (infeksionit të qeskës së qimes që shkakton njolla), andaj, meshkujt mund të kenë dobi në rritjen e mjekrrës,’ njofton ai.

Mund të parandaloj sulmet astmatike

Burrat astma e të të cilëve tërhiqet nga poleni dhe pluhuri mund të gjejnë qimet e fytyrës – veçanërisht mustaqet – t’iu ndihmojnë të zvogëlojnë simptomat astmatike.

Dr Rob Hicks, mendon se vetëm poleni — i cili është i ngjitshëm — mund të kapet në këtë mënyrë, duke e parandaluar që të arrijë në rrugët ajrore. 

 

Këshilla:

 

Mjekrra e parregulluar dhe e papastruar mund të çojë në përhapjen e infeksioneve, njofton Dr Ron Cutler, mikrobiolog pranë Queen Mary, Universiteti i Londrës. 

Andaj, mjekrra duhet që të rregullohet dhe të pastrohet rregullisht. Po ashtu, mustaqet duhet që të shkurton dhe të kihet kujdes nga mbetjet e ushqimit që të mos kapen për mjekërr, shton Carol Walker. 

 

Burimi në anglisht: http://www.dailymail.co.uk/health/article-2280717/Beards-good-From-warding-pollen-slowing-ageing-process.html

Burimi dhe përkthimi në shqip: www.islamifejaevertete.com

 

P.S. Muslimanët e lëshojnë mjekrrën sepse e kanë urdhër nga Zoti. Këto zbulime vetëm se na e shtojnë më shumë besimin!

 

 

 

Artikulli paraprakShejh Albani dhe fama
Artikulli tjetërAlkooli shkakton kancer!

Must Read