Ç’është jeta?

 

Ç’është jeta?

 

Nipi pyet gjyshin:“Gjysh, më  trego ç’është  jeta?”

“Jeta është  koha mes ezanit dhe namazit.” – i përgjigjet gjyshi nipit të tij.

Mirëpo, kjo përgjigje nuk e kënaqi vogëlushin, andaj vazhdoi të pyeste:

“Si thua ashtu o gjysh?! Po jeta nuk është aq e shkurtër!”

Gjyshi ia ktheu, duke i thënë:

“Po, vogëlushi im, po, jeta vërtet  është aq e shkurtër…” dhe vazhdoi të fliste “Ka ezan pa namaz dhe po ashtu ka namaz pa ezan, ndërsa jeta është koha mes tyre”.

“Nuk të kuptoj… Më trego se ç’dëshiron të thuash me këtë!”

“Të kujtohet kur kushëririt tënd të porsalindur, Aliut, ia kënduam ezanin ne vesh, javën e kaluar?” – e pyeti gjyshi.

“Po, më kujtohet shumë mirë”, – u përgjigj vogëlushi i habitur.

“Ky pra, është ezani pa namaz.”

“Por, namazi pa ezan cili është?”

“Eh, këtë do ta mësosh kur të vdesë gjyshi, nipi im…”

Përktheu: Arsim Syla – Shembulli.com

www.islamifejaevertete.com

 

Artikulli paraprakPasojat e devijimit moral
Artikulli tjetërHajr InshaAllah

Must Read