BallinaPraktikaFikhuÇ’është Sadakatul Fitri (vitrat)?!

Ç’është Sadakatul Fitri (vitrat)?!

Ç’është Sadakatul Fitri (vitrat)

Sadakatul Fitri është obligim për çdo mysliman të vogël apo të madh, mashkull apo femër, të lirë apo rob.
Kujdestari familjar e jep Sadakatul Fitrin në emër të të gjithë anëtarëve, ndërsa u jepet skamnorëve dhe nevojtarëve. Sadakatul Fitri duhet të jepet për çdo person afërsisht 2.5 kilogramë prej ushqimeve që janë të nevojshme për jetë dhe mund të deponohen si hurmet, elbi, gruri dhe të ngjashme me të prej drithërave. Kjo është
forma më e saktë e dhënies dhe mund të jepet dy apo tre ditë para Fitër Bajramit, ndërsa koha më e vlefshme është ditën e Bajramit para faljes së namazit të Fitër Bajramit.
Dijetarët bashkëkohorë lejojnë edhe dhënien e Sadakatul Fitrit në të holla nëse ajo është më e nevojshme dhe më e dobishme për njerëzit.

Burimi:
Autor: Llokman Hoxha
Titulli: 30 Pyetje rreth agjërimit

Must Read