Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit I
- Mësova se mendja është si ara, ku çdo ide që e mendomë për një kohë të gjatë, është njësoj sikurse ujitja. S’ka dyshim se do të korrim vetëm atë që kemi mbjell nga mendimet tona qoftë pozitive apo negative.
- Mësova se në shkollë dhe në universitet mësojmë gjëra pastaj ballafaqohemi me to; kurse në jetë ballafaqohemi me provime pastaj mësojmë gjëra.
- Mësova se një bisedë e thjeshtë apo dialog i shkurtër me një njeri të urtë është si të studiosh një muaj.
- Mësova se nuk është me rëndësi për ty se ku gjendesh tani, por me rëndësi është se për ku je nisur të shkosh.
- Mësova se më mirë është për njeriun të ecë si breshkë në rrugën e vërtetë, sesa si një dre’ në rrugën e gabuar.
- Mësova se shpesh humbja e betejës të mëson se si fitohet lufta.
- Mësova se ekzistojnë shumë njerëz që kërkojnë dituri, por prej tyre pak janë të kulturuar.
- Mësova se çelësi i dështimit është të mundosh kënaqjen e çdo personi që njeh.
- Mësova se nuk duhet ta matësh veten me atë që ke arritur deri tani, por duhet ta matësh me atë që duhet të arrish në të ardhmen, duke krahasuar aftësitë e tua.
- Mësova se njerëzit që më së shumti na dëmtojnë janë personat që u kemi dhënë gjithë besimin tonë, për arsye se, me njohjen e fshehtësive tona, ata i përdorin kundër nesh atëherë kur ne kemi mospajtim me ta, e kjo padyshim është tradhti.
Vazhdon…
E huazuar