Çfarë më mësoi jeta nën hijen e besimit II
- Mësova se suksesi nuk është gjithçka, por ajo që kërkohet është dëshira për sukses.
- Mësova se jeta i ngjan një ndeshjeje boksi, ku me rëndësi nuk është nëse i ke humbur të gjitha raundet, por e gjithë ajo që kërkohet prej teje është ta rrëzosh kundërshtarin me një goditje të fuqishme në disa sekonda dhe kështu të dalësh fitues.
- Mësova se nëse njeriu dëshiron të ketë sukses, atëherë duhet të largohet nga personat që janë pesimistë, negativë, të mërishëm…, për shkak se nëse jemi larg tyre, konsiderohet më pak e dëmshme sesa po të jenë me ne. Pesimizmi, negativiteti, mëria (hasedi) janë sëmundje shkatërruese si kolera.
- Mësova se ai që fiton një milion (euro) në vit nuk punon 1000 herë më shumë se ai që fiton 1000 (euro) në vit, fshehtësia është se si i punon mendja.
- Mësova se personat e suksesshëm marrin vendime me shpejtësi dhe i ndryshojnë me ngadalësi, kurse personat e dështuar marrin vendime me ngadalësi dhe i ndryshojnë me shpejtësi.
- Mësova se çdo gjë që shohim është e madhërishme në jetë, duke filluar nga ideja e çdo fillimi të vogël.
- Mësova se çdoherë ekziston një rrugë më e mirë për të kryer një punë, ndërsa gjetja e saj është e domosdoshme.
Vazhdon…
E huazuar!