Chati ishte shkak…


Frikësojuni Allahut vëllezërit dhe motrat e mia.

…edhe për Facebookun dëshiroj të tregoj një histori, sidomos motrave dëshiroj tua tregoj këtë histori.
Këtë histori e di nga Abu Malik,i cili më ka treguar mua dhe jam i shokuar (emocionuar) që tani duhet t`ua tregoj juve.
Një burrë ka telefonuar Abu Malikun dhe i ka thënë: “Vëlla dëshiroj të kthehem tek Allahu i Madhërishëm”. Ai ka qarë, ishte i mërzitur. Abu Malik e pyet: “Çfarë ke vëllai im, çfarë po ngjan më ty?”. Iu përgjigj: “Kam bërë gjëra të këqija, shumë të këqija… si mund të kthehem, si mund të kthehem?” .

“Trego historinë tënde, çfarë ke?”

Kam kërkuar në Facebook një vajzë për të bërë Zina (Amoralitet) dhe jam shfaqur si vëlla musliman i mirë, por unë kam marrë drogë, kam bërë gjithçka, kisha vetëm mendime të këqija. Kam gjetur një vajzë të re me shami dhe e kam bindur që të vijë te unë në shtëpi dhe ajo ka ardhur , e unë kam bërë me atë për një javë gjithçka çfarë ti mund të paramendosh… Gjithçka!!!
E kur nuk kisha më para i kam dhënë drogë.

Një motre me hixhab… i Lartësuar qoftë Allahu! I kam dhënë drogë, dhe kur nuk kisha më para për drogë, ajo më tha se “do të bëj gjithçka për ty, të dua aq shumë, gjithçka do të bëj për ty”.

E çfarë ka bërë ai, e ka dërguar për prostitucion… i Lartësuar qoftë Allahu!
E kur ai ka kuptuar se çfarë ka bërë, ka dashur ta ktheji por pronarët e saj e kanë kapur, ai është rrahur me ta, e ajo motra deri më sot është e humbur… deri më sot është e humbur!!!

Prandaj frikësojuni edhe ju Allahut se me kë flisni. Dhe a e dini se çfarë ka ndodhur. Ai i ashtuquajturi vëlla… për Allahun, vetëm Allahu mund ta fal atë. E mëshiroftë Allahu për atë çfarë ka bërë. Allahu është më i mëshirshmi. Allahu e di më së miri.

Ai kthehet në shtëpi dhe nga rrobat e vajzës (në shtëpinë e tij) gjen një çantë. A e dini se çfarë kishte në të? Një Kuran dhe një sexhade (tepih për falje). E brenda një jave ajo është e humbur sepse askush nuk është kujdesur për të!

 

Frikësoju Allahut, ndalo së foluri (në chat) me djem të huaj e nderuara motra ime.

InshaAllah mund të kuptoni.
InshaAllah kjo këshillë ka arritur të ju.

Es-Selamu Alejkum.

 

Përktheu nga gjermanishtja: Dren Ajeti, Ferizaj

Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com


 

Must Read