Dollari, euroja, dunjaja dhe ISLAMI
Historia ka të bëjë për një burrë
I cili udhëtonte me fëmijët e tij
Gjatë udhëtimit në një rrugë shumë, shumë të gjatë…
Të gjithë dukeshin se janë mirë
Ata ishin mirë dhe kishin kënaqësi në këtë udhëtim
Por…
Befasisht qendroj një burrë në rrugë dhe dhe i ndaloi ata
Shoferi i veturës pyeti: “Kush je ti, Pse më ndale?”
Burri i huaj u përgjigj: “Unë jam DOLLAR-i, unë jam Para”
Më merr me vete, të duhem në këtë rrugë.
Shoferi shikoj në veturë dhe tha: “Vetura ime është e mbushur, unë nuk kam vend,
Nuk mund ta marrë më askënd me vete edhe nëse dua”
Ai burri tha: “ulë këtë djalin që është afër teje më fëmijët tjerë mbrapa dhe më lë mua aty pranë teje!
Mos harro se paratë i duhën çdokujt!”
Shoferi e uli fëmijën që kishte pranë, mbrapa me fëmijët tjerë kështu siç e këshilloj “I HUAJI”
Përkundër kundërshtimit nga ana e fëmijëve të tij dhe e la të “HUAJIN” të ulët afër tij dhe vazhdoj rrugëtimin.
Dhe pas një kohë të shkurtër qëndroj prap një burrë në rrugë dhe i ndaloi ata.
(Shoferi) “Kush je ti, Pse më ndale?”
(Euro) “Unë jam EURO-ja, unë jam Para”
“Unë jam më i vlefshëm se ky (dollari)”
“Më merr me vete, të duhëm në këtë rrugë.”
(Shoferi) “Por unë nuk kam më vend, pran meje është ulur DOLLARI ndërsa mbrapa i kam fëmijët”
(Shoferi) “Nuk mund të marr me vete”
(Euro) “Futi fëmijët në bagazh, DOLLARIN mbrapa dhe më le mua të ulëm afër teje”
“Unë të duhem, do ta shohësh”
Shoferi mendoj pakëz dhe pranoj propozimin e atij burrit (Euro-s)
Përkundër dyshimit dhe brejtjes së ndërgjegjes i kapi fëmijët e tij dhe i futi në bagazh duke vazhduar rrugëtimin me Euro-n pran tij.
(Shoferi) “Qetësi aty mbrapa!!!”
Dhe gjendje e fëmijëve të tij në bagazh nuk i interesonte
Pas një kohë të shkurtër është ndaluar prapë nga një burrë.
(Shoferi) “Kush je ti, Pse më ndale?”
(Dunjaja) “Unë jam DUNJAJA, unë jam BOTA,
unë jam gjithçka çfarë të duhet, dollar, euro, funt, pasuri, famë, gra, të gjitha i posedoj.
Fëmijët më mirë largoji, ata vetëm se do të të pengojnë në këtë rrugë,
ndërsa DOLLARI dhe EURO a do të rrinë apo të shkojnë nuk më intereson.
Por MUA duhet të më marrësh me vete!!!”
Shoferi mendoj pak sekonda dhe i la fëmijët e tij rreth rrugës, ai ishte i lumtur pa masë”
Ai kishte dynjanë pranë vetës, ndërsa mbrapa dollarin dhe euron,
ndërsa nuk kishte më fëmijë që ankohen.
Çka mund t’i duhej më tepër,
gjithçka që kishte ëndërruar tani më i arriti”
Por pastaj, prapë e pa një burrë në rrugë
(Shoferi) “Kush je ti, pse më ndale”
(Islami) “Unë jam islami, unë jam shpëtimi yt. Më merr me vete, unë do të të duhëm vëllau im”
(Shoferi) “E çka ke ti për mua?”
(Islami) “Që të dëshmosh se nuk ka të adhuruar me të drejtë përvec Allahut,
dhe që Muhamedi (sal-lallahu alejhi ue selem) është rob dhe i dërguari i Tij,
dhe që ti lutësh Allahut pesë herë në ditë (të falësh namazin)
dhe në Muajin e Ramazanit të agjërosh, ta japësh Zekatin dhe ta bësh njëherë në jetë Haxhin.
(Shoferi) “Prit pak! Prit Pak! A ke Dollar për mua?
(Islami) Jo nuk kam.
(Shoferi) Por euro a ke për mua?
(Islami) Jo nuk kam.
(Shoferi) Ti nuk ke dollar e as euro për mua, nuk ke PARA për mua.
Nuk ke gra as famë (për mua)
(Islami) “E KAM XHENNETIN PËR TY VËLLA!!!”
(Shoferi) “Largohu nga rruga ose të shkeli e të rrafshoj!”
(Islami) “Vëllau im, bëhu pak më i durueshëm dhe më beso, unë jam gjithçka që ty të duhët”
(Shoferi) “JO, cka më duhet mua, tani vetëm se e kam, ik largohu nga rruga”
Kur e dëgjoi këtë ai burri (islami), u largua nga rruga dhe e la të vazhdonte
(Shoferi) “Nga vjen ai more…”
“Pikërisht ai më ka munguar hahahaha…”
Ai voziti edhe një pjesë të vogël dhe aty mbaroi rruga përnjëherë
Shoferi pa një burrë para tij i cili e frikësonte
(Shoferi) “Kush je ti, ku është rruga?”
(“Engjëlli i Vdekjes”) “Rruga jote këtu ka mbaruar, unë jam MELEKUL-MEUT, Engjëlli i Vdekjes”
(Shoferi) “Unë t`i jap të gjitha dollarët e botës, të lutëm më le të eci”
(“Engjëlli i Vdekjes”) “JO!”
(Shoferi) “Unë ti jap të gjitha eurot e botës, të lutëm më le të eci”
(“Engjëlli i Vdekjes”) “JO!”
(Shoferi) “Unë ta jap dynjanë (botën), unë ta jap dynjanë (botën), të lutëm më le të eci!”
(“Engjëlli i Vdekjes”) “JO”
(Shoferi)“A nuk mund të të jap dicka?!”
(“Engjëlli i Vdekjes”) “Po mundësh!”
(Shoferi) “Cka është ajo?”
(“Engjëlli i Vdekjes”) “Unë e dua nga ti ISLAM-in!”
Shoferi shikoj në pasqyrë dhe pa se aty mbrapa qëndronte ende ai burri (Islami) dhe tha:
“Të lutëm, Islami qëndron vetëm 10 metra mbrapa meje, të lutëm me lejo të marrë shpejtë!”
(“Engjëlli i Vdekjes”) “NGA KËTU NUK KA MË KTHIM”
Përktheu nga gjermanishtja: Ebu Muhamed L. H. T.
Burimi: http://www.islamifejaevertete.com/
Këtu mund ta shihni në video: