BallinaARTIKUJDijetarët dhe ThirrësitDr. Omer Sulejman El-Eshkar

Dr. Omer Sulejman El-Eshkar


Dr. Omer Sulejman El-Eshkar


Omer ibën Sulejman el-Eshkar. Lindi në vitin 1940 në fshatin Burka të komunës Nablus në Palestinë. Rrjedh nga një familje dijetarësh ku edhe vëllau i vet është Dr. Muhammed Sulejman el-Eshkar, një nga njohësit e vërtetë të Usuli Fikhut. Omer el-Eshkar ka dalur prej Palestine në moshën 16 vjeçare për në Medine, Mbretëria e Arabisë Saudite ku edhe përfundoi shkollën e mesme. Mandej përfundoi studimet në Univerzitetin Islamik në Medine ku diplomoi në fakultetin e sheriatit. Magjistraturën e kreu në univerzitetin e Az’harit. Doktoraturën në lëminë e sheriatit e mbrojti në vitin 1980 në univerzitetin e Az’harit. Tema e tij e doktoraturës ishte nga lëmia e fikhut komparativ përkatësisht në “nijetet dhe qëllimet e të obliguarve”. Më pastaj punoi si ligjërues në fakultetin e sheriatit në univerzitetin e Kuvajtit. Prej vitit 1990 e deri më sot punon si ligjërues në fakultetin e sheriatit pranë univerzitetit të Jordanit.

Mësuesit e tij: Shejh Abdulaziz ibën Abdullah ibën Baz, rahimehullah, dhe Shejh Muhammed Nasirud-din Albani, rahimehullah, si dhe Abdulxhelil el-Karkashavi, një nga hoxhallarët e Az’harit. Përveç nxënësve të rregullt në univerzitetet ku Omer Sulejman el-Eshkar ligjëroi, ai poashtu pati edhe nxënës të posaçëm.

Librat e tij:

Dr. Omer Sulejman el-Eshkar ka shumë publikime nga të cilat do të përmendim:

• Qëllimet e të obliguarëve në adhurimin e Zotit të botërave

• Vargu i librave të besimit në dritën e Kur’anit dhe Sunnetit (disa nga këto libra janë të botuara nga Sh. B. Furkan ISM – Shkup)

• Drejt një kulture burimore Islame

• Agjërimi në dritën e Kur’anit dhe Sunnetit

• Veçoritë e personalitetit islamik (ky studim së shpejti do të botohet nga Sh.B. NuN – Shkup, si pjesë i librit “Personaliteti islamik”)

si dhe shumë studime tjera dhe libra nga lëmi të ndryshme fetare.

 

Omer Sulejman el-Eshkar jeton dhe punon në Jordan. Ai poashtu udhëheq me shtëpinë botuese “darun-Nefais” në Amman-Jordan.

Omer Sulejman Eshkar është personalitet i dalluar në lëvizjen e Ihvanëve në Jordan por ai ka ndikim të gjerë edhe tek antarët e kësaj lëvizje jashtë.


Përktheu: Ramadan Ramadani – albislam.com

Referencë: islamonline.com

www.islamifejaevertete.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read