BallinaTEZKIJEAmbiciet dhe SuksesiDrejt shtigjeve të lumturisë dhe rehatisë

Drejt shtigjeve të lumturisë dhe rehatisë

 

Drejt shtigjeve të lumturisë dhe rehatisë

 

 

1- Ajo që ka kaluar ka shkuar, mos mendo në atë që ka mbaruar.

2- Lëre të ardhmen të vijë dhe mos u brengos për të nesërmen, sepse ti nëse përmirëson ditën tënde përmirësohet e nesërmja e jote.

3- Ecë dhe vrapo, largoju përtacisë dhe mërzisë, distancohu nga koha e lirë dhe papunësia.

4- Ripërtëri jetën tende, ndrysho format jetesës tënde dhe mënjano rutinën të cilën e jeton.

5- Shto istigfarin, sepse me atë vijnë furnizimi, shpëtimi, pasardhësit, dija e dobishme, lehtësimi dhe shlyerja e mëkateve.

6- Sprova të afron tek Allahu, të mëson lutjen dhe largon nga ti mendjemadhësinë, egon dhe mburrjen.

7- Mos qëndro ulur me urrejtësit, ziliqarët sepse ata janë sëmundja e shpirtit dhe bartësit e pikëllimeve.

8- Kujdes nga mëkatet, sepse ato janë shkak i çdo brenge, mërzie, janë dyer te fatkeqësive dhe krizave.

9- Mos i urrejë fjalët e rënda që thuhen për ty, sepse ato i bëjnë keq atij e jo ty.

10- Sharja nga ana e armiqve të tu, dhe fyerja nga ana e ziliqarëve ngritë pozitën tënde, sepse ti je bërë person që përmendesh dhe me rëndësi.

11- Bëhu i thjesht me njerëzit përfiton dashurinë e tyre, dhe përdorë fjalë të buta që të duan. Bëhu modest të respektojnë.

12- Dije se ata që të përgojojnë të kane dhuruar të mirat e tyre, të kane shlyer mëkatet dhe të kane bërë të njohur, e kjo është një dhunti.

13- Fillo i pari me përshëndetje (selam) ndaj njerëzve dhe trego se je i kujdesshëm ndaj tyre. Kështu do të afrojnë afër zemrave të tyre.

14- Mos humbë jetën tënde duke bredhur mes drejtimeve, punëve dhe zanateve të ndryshme, sepse kjo jep të kuptoj se ti nuk je i suksesshëm në asgjë.

15- Bëhu i gjerë dhe gjejë një arsyetim për ata që gabojnë ndaj teje, ashtu që të jetosh në rehati dhe qetësi. Kujdes nga hakmarrja.

16- Mos i gëzo armiqtë e tu me hidhërimin dhe pikëllimin tënd sepse ata këtë duan, mos ua realizo qëllimet e tyre të larta.

17- Ti je ai që ngjyrosë jetën tënde me idetë e tua, andaj mos vendos syze të zeza në sytë e tu.

18- Nëse bie në ndonjë krizë, kujto sa kriza kanë kaluar në ty dhe të ka shpëtuar Allahu prej tyre, Ai që të ka shpëtuar herën e parë të shpëton edhe herën e dytë.

 

Përshtati: Valdet Kamberi

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read