BallinaARTIKUJHadith dhe SunetHija e Allahut për femrat në Ditën e Gjykimit

Hija e Allahut për femrat në Ditën e Gjykimit

 

Hija e Allahut për femrat në Ditën e Gjykimit

 

Pyetja:

Hadithi sa i përket shtatë (personave) të cilët Allahu i strehon nën hije, ditën kur nuk ka hije përveç Hijes së Tij — a është specifike vetëm për burrat, apo do të marrin shpërblimin e përmendur edhe femrat nëse ato veprojnë të njëjtat vepra?

Shejh Bin Baz:

Shpërblimi i përmendur në hadith nuk është specifik për meshkujt, por, përfshinë edhe meshkujt edhe femrat. Hadithi i aplikohet, për shembull, një vajze të re, e cila rritet duke e adhuruar Allahun e Plotfuqishëm. Ngjashëm, i aplikohet femrave të cilat duhen me njëra-tjetrën për hir të Allahut, apo për një femër e cila joshet nga një burrë me pozitë të lartë, dhe ajo thotë: “Me të vërtetë, unë ia kam frikën Allahut.”

Zbatohet njashtu për një femër e cila jep sadaka nga pasuria e mirë dhe ndershëm e fituar, kur akoma, dora e saj e majtë nuk e di çfarë ka dhënë e djathta, dhe për një femër e cila përkujton Allahun kur është vetëm.

Sa i përket vetisë së të qenit Imam (udhëheqës), apo namazit me xhematë në Xhami, këto dyja janë specifike për meshkujt, duke ditur se namazi i femrës është më i mirë në shtëpinë e saj, fakt i cili rrëfehet në transmetime autentike nga i Dërguari i Allahut (shpëtimi dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi të!).

Referenca: Shejh AbdulAziz bin Baz
Fetaua Islamijjeh, vëll. 7, fq. 185

 

Hadithi është si vijon:

7 personat që hyjnë nën hijen e Allahut në Ditën e Gjykimit


Ka thënë i Dërguari i Allahut:


“Shtatë persona do të hyjnë nën hijen e Allahut të Madhëruar atë Ditë kur nuk do të ketë hije tjetër pos Hijes së Tij. 

Ata janë: 

– Sundimtari (prijësi) i drejtë

– I riu që është rritur në adhurim dhe i është nënshtruar Allahut,

– Njeriu, zemra e të cilit është e lidhur me xhaminë që nga dalja e saj e deri në ardhjen e sërishme për të falur namazin e radhës,

– Dy njerëz qe duhen mes vete, shoqërohen dhe ndahen për hir të Allahut,

– Njeriu që vetmohet në ibadet e meditim dhe ne vetmi duke përmendur Allahun i lotojnë sytë,

– Njeriut që i vardiset një grua e bukur, por, ai i përgjigjet ‘Unë i frikësohem Allahut, Sunduesit te botëve’ dhe 

– Njeriu që jep sadaka fshehurazi, sa që dora e majtë nuk e di ç’jep e djathta.”

Buhariu, 629 dhe Muslimi, 1031

 

Përkthim

Burimi: www.islamifejaevertete.com

 

 

Must Read