BallinaTEZKIJEMëkatët dhe PendimiE humbi gruan, dhe e humbi edhe fenë

E humbi gruan, dhe e humbi edhe fenë

 

E humbi gruan, dhe e humbi edhe fenë

 

Ibnul Kajjim – Allahu e mëshiroftë – rrëfen:

Është treguar se në Egjipt, na ishte njëherë një njeri i cili mirëmbante xhamitë, thërriste ezanin etj. Ai ishte, me të gjitha mënyrat e dukshme, një person i bindur dhe një adhurues i devotshëm.

Një ditë, siç e kishte zakon, ai u ngjit në minare që të thërriste ezanin. Tek pjesa e poshtme e minares, ja, po qëndronte një femër e krishterë. Ai e shikoi atë, dhe u josh nga shikimet e saj. Kështu që, ai zbriti nga minarja, iu afrua asaj, dhe pastaj hyri në shtëpinë e saj. Ajo i tha atij:

“Kush jeni ju, dhe çfarë dëshironi?”

– Ai iu përgjigj: “Unë të dëshiroj ty.”

Ajo i tha: “Përse?”

– Ai iu përgjigj: “Sepse, më ke robëruar sytë, dhe ma ke pushtuar zemrën.”

Ajo ia ktheu: “Unë kurë nuk do t’iu përgjigjem dëshirave tuaja në një mënyrë të dyshimtë dhe të pasigurt.”

– Ai i tha: “Në rregull, atëherë, do të martohem me ty.”

Ajo i tha: “Ti je musliman, ndërsa unë e krishterë. Babai im, kurrë nuk do më lejoj që të martohem me ty.”

– Ai i tha: “Atëherë, do të bëhem i krishterë.”

Ajo i tha: “Nëse e ke me të vërtetë, atëherë vepro ashtu.“

Kështu që, njeriu u bë i krishterë në mënyrë që të martohej me këtë grua, dhe jetoi me familjen e gruas së tij në shtëpinë e saj. Më pas, megjithatë, ai hipi në çatinë e shtëpisë. Ai u rrëzua nga çatia dhe vdiq bile edhe para se të kishte shijuar nusen e re. Kështu që, e humbi gruan, e [shiti] dhe e humbi edhe fenë.

[E, Allahu na ruajttë nga situatat dhe përfundimet e tilla.]

Referenca: Libri Sëmundja dhe Ilaçi nga Ibnul Kajjim faqe 127

Burimi dhe përkthimi: www.islamifejaevertete.com

 

Artikulli paraprakNamazi, namazi!
Artikulli tjetërJam e sëmurë prej magjisë

Must Read