BallinaAKTUALEAnalizaFilmat amerikan dhe 10 mesazhet e tyre

Filmat amerikan dhe 10 mesazhet e tyre

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filmat amerikan dhe 10 mesazhet e tyre

Shkruan: Lulzim Susuri

 

Bota sot është në një trend të madh, njerëzit në të kanë zgjedhur shumë forma të jetesësë, të lluksit, të zbavitjes, etj. Ata kanë zgjedhur edhe forma të luftës, propagandës, përfitimit e mashtrimit. Në të shumtën e rasteve të gjitha këtyre trendeve ju prinë dhe i shpikë Shtetet e Bashkuara të Amerikës e pas saj vijnë të tjerët me më pak ndikim. Luftë e madhe është duke u bërë edhe përmes mediave në përgjithësi porse në temën tonë dua të veçoj me përmendje filmat që transmetohen dhe mesazhet e tyre.

 

Paraprakisht të gjithë e dimë se Amerika ka zgjedhur një formë të rëndësishme të ndikimit nëpër botë, një luftë të qetë dhe shpërlarje trushë përmes ekraneve televizive duke mbjellë tek të tjerët atë që ajo dëshiron dhe që është argat i ideologjive të saj. Kështu e pa të udhës dhe ndikuese përhapjen e filmave për të cilët jep miliona të tërë vetëm që të xhirohet një sosh. Fillimisht krijoi bazën e fortë duke shndërrar Hollivudin në një qytet të “shenjt” dhe ëndërr të të gjithë artistëve të botës e pastaj puna e dytë ishte mbledhja e njerëzve (aktorëve) më të mirë nëpër glob, pasurimi i tyre dhe vëndosja në shërbim të interesave të veta. Ata pasi i bleu me para, ua siguroi të gjitha të mirat trupore, u dha famën, etj. por karshi kësaj i obligoi që të jenë në shërbim të interesave të saj dhe të thonë “Amin” pa marrë parasysh çfarë roli i jepet e me çka obligohet të aktroj.

 

Pas kësaj filluan ta përdorin këtë kiname gjigande për interesat e veta. Fillimisht pasi nuk kishin heronj të vërtetë nga historia e tyre filluan të prodhonin heronj të tyre nëpër filma të vjetër. Përmes këtyre filmave patën ndikim edhe në botën jashtë kufijve amerikan duke i harruar shumë njerëz emrat e heronjve të vet e duke i zëvendësuar me ato të filmave. Kështu në vend se të përmendet Halid ibën Velidi tek disa muslimanë apo thënë më saktësisht fëmijë të tyre përmendet: Rambo, Roki …kurse ata të animuarit nuk kanë skaj, duke filluar nga më të vjetrit e deri tek bashkohorët, si supermeni, batmeni, spajdermeni…etj.

 

Duke mos u thelluar më tepër në këto pika të cilat gjithsecili i ka parasysh e që i spikata pak sa për t’i rikuajtuar e për ta kapur më lehtë mesazhin e temës, them se filmat amerikanë zakonisht në qëllimet e tyre fokusohen në dy pika kryesore:

 

E para: duke ribërë historinë e vet, dhe

E dyta: duke prishur të tjerët. Me këtë pikë të fundit nuk kam për qëllim vetëm prishjen e historise së popujve tjerë, apo shtrembrimin e saj, e as vetëm imazhin karshi botës por kam për qëllim prishjen e çdo gjëje sa më shumë që është e mundur si për shembull, historinë, traditat, heronjt, fenë, etj.

 

Tani do të përmendi mesazhet që i jep Hollivudi përmes filmave të tij:

 

 

Mesazhi i parë:

Çdo luftë që e ka bërë Amerika kudo në botë dhe në çdo formë të mundshme patjetër ka pasë të drejë, gjithmonë ka fituar dhe ata kanë qenë heronjt. Ndërsa armiqtë e tyre ishin zullumqarët. Këtu vlejn të përmenden filamat që kanë të bëjnë me luftën në Vietnam e Japoni, ku ushtarë amerikan ishin ata të drejtët ishin engjujt e shpëtimit, ata dalin gjithmonë si ndihmës të vet popullit vjetnamez gjë e cila është absurde. Më kujtohen filman e aktorit Çak Norris në Vjetnam, gjiashtu të Silvester Stallones në seritë e Rambos ku ishin shpëtimarët e këtyre vendeve, ata ishin për të cilët pati nevojë bota dhe e shpëtuan njerëzimin.

 

Mesazhi i dytë:

Lufta psikike e botës se heronjë e Amerikës dhe ushtarët e saj janë ata që gjithmonë fitojnë andaj askush të mos e kruaj me ta, ata edhe nëse janë të vetëm i mundin ushtritë e tëra, qoftë edhe vetëm me një thikë. Heronjtë amerikanë githmonë i ndalin katastrofat e ndryshme, ata i ndalin bombat një sekondë para se të eksplodojnë, i zbulojnë kërcënimet globale të sigurisë, komplotet botërore, dhe në çdo aksion kudo në botë udhëheqës i aksionit duhet të jetë i dërguari amerikan përndryshe dështon plani, e sa i përke ushtarëve kjo nuk është pastaj shumë me rëndësi sepse vjen në radhë të dytë. Ata kurrë nuk vriten edhe nëse janë vetëm në aksion, ata kanë planet më të mira dhe gjithmonë vetëm ata plumbi nuk i godet.

 

Mesazhi i tretë:

Çdo vend i botës dhe çdo njeri i globit patjetër duhet t’i shërbejë Amerikës dhe interesave të saj. Gjithmonë të mirët janë amerikanët kurse të këqinjt të tjerët. Çdo luftë që fitohet, çdo katastrofë që tejkalohet, çdo rrezik që mënjanohet, lëvdatat i shkojnë Shtëpisë së Bardhë. Bile edhe Supermeni kur e fiton luftën kundër njerëzve të këqinj që duan ta katranosin botën ai merr flamurin Amerikan dhe e vendos mbi Shtëpinë e Bardhë sepse edhe ai e di se kujt i takon ky nder.

 

Mesazhi katërt:

Promovojnë besimin e tyre krishter. Të gjithë filmat që në vete prodhojnë frikë, horror, fantazma, etj. patjetër aty ndërhynë kryqi i tyre i cili i ndalë shpirtërat e këqinj, ata nuk mund të futen në oborr të kishës sepse u digjet trupi. Uji i bekuar është ai që kur i bie në trup vampirëve i mbytë, kurse plumbi jo. Në çdo rast brenge shpirti ju qetësohet artistëve në lutjet e kishës. Aktorët duhet të bartin kryqa të mëdhenj në qafë sidomos në filmat me kullera, pa marrë parasysh aktori çfarë race, ngjyre apo besimi në fakt e ka ai në realitet, ai është i detyruar të veprojë si e mësojnë të tjerët sepse si përmenda në fillim është nën urdhra direkt ngase ashtu është marrveshja që nga fillimi, ose përndryshe pëson dënimi dhe përjashtimi nga xheneti i tyre i quajtur “Hollivud”. Çka është qesharake në këto lloj mesazhi kur sheh Xhet Linë apo Xheki Qenin duke bartë kryqin në qafë apo duke u lutur në kishë kur dihet se ata aspak nuk i përkasin atij besimi porse janë të detyruar të japin mesazhin ashtu si ju obligohet. Nëse vëren në filmat e dy artistëve të lartpërmendur para se të futen në Hollivud sheh se i përkisnin besimit të tyre budist dhe shpesh në filmat e vet i promovojnë vlerat e atij lloj besimi, porse pas nënshkrimt të marrveshjes hollivudiane kjo nuk guxon të ndodhë prapë.

 

Mesazhi i pestë:

Prishje të moralit. Ky ësht mesazh shumë i fortë dhe i rrezikshëm për shoqëritë e ndershme. Në filmat amerikan shpesh promovohet amoraliteti, jeta e shfreunar, ndodhë që aktori të shprehet në film se vetëm shtatëmbëdhjetë herë deri në vitin e tretë të shkollës së mesme ka bërë punë amorale e tjetri tia kthejë: kjo është pak për një djalë të pashëm si ti. I Lartësuar qoftë Allahu dhe na ruajt nga bindje të tilla!

Aty promovohet jondershmëria si civilizim, nderi si prapambeturi, ku në filmat e tyre vajzat që janë të turpshme apo të virgjëra në shkollë të mesme konsiderohen jo normale ose me probleme fizike. Mbi 80% e filamve ka të bëjë me pjesë –skena- dashurie, me aktore femra nga më të degjeneruarat, kjo përqindje e lartpërmendur aspak nuk është më e vogël nga skenat e kontakteve gjinore (zinase-amoralitetit) nëpër këto filma ku nuk mund ta gjesh një film pa skena të tilla dhe për të qenë mesazhet e tilla sa më të sigurta tek bota regjisorët e filmave tërë ngjarjen e filmit e lidhin me atë akt të pandershëm. Në atë skenë patjetër do të ndodhë diçka e rëndësishme që duhet ta sheh teleshikuesi përndryshe pa e parë atë nuk do ta kuptojë filmin sa duhet sepse tërë ngjarja ka rrjedhur nga ajo skenë. Pra e detyrojnë tjetrin që ta përcjellë edhe atë skenë. Më tregon një vëlla musliman se e kishte parë një të afërm të vetin që po shikonte një skenë ku afronin buzët një mashkull e një femër e ky vëllai musliman e këshillon tjetrin që të mos shikojë skena të tilla, porse tjetri ngase nuk e kishte idenë çfarë po thotë ja kthen këtij vëllait duke i thënë: “Jo jo, nuk ka dert se nuk është përnjëmend duke e puthur por ajo vajza po sheh ëndërr e ska gajle që po e shikoj” subhanallah, ky nuk e di se i tërë filmi në fakt është ëndërr, dhe nuk është me rëndësi tjetri a po sheh ëndërr apo jo me rëndësi është se po e dërgon mesazhin në popull.

 

Mesazhi i gjashtë:

Amerika është parajsa e botës të cilën çdokush duhet ta ëndërroj, dhe se ëndërrën amerikane çdokush duhet ta përqafojë përndryshe nuk ka pse jeton. Ky është mesazh me karaker masonik që duan tua bëjnë njerëzve bajat jetën dhe t’i bindin se duhet t’i nënshtrohen sistemit apo rendit të ri botërorë përndryshe: NO FUTURE-nuk ka ardhmëri për ju. Duke i bindur të tjerët se amerikanët nuk kanë brenga, atje çdo gjë është e bukur qytetet, rrugët, vendet e punës, apartamentet, secili ka një punë të mirë, banes të mirë, makinë dhe grua të bukur, ata nuk kanë telashe, ata vetëm shëtisin, çdo gjë kanë munsëdi ta provojnë e shumë mashtrime tjera që t’i bindin të tjerët për tu nënshtruar rendit të ri botërorë, sepse kjo botë ka vetëm një parajsë, e ajo është Amerika.

 

Mesazhi i shtatë:

Ka të bëjë me prishjen e besimit Islam dhe të akides së pastër, ku sheh lloj-lloj ideshë në këto filma që janë në kundërshtim me Islamin, promovojnë kufër dhe lajthitje nga e vërteta, fusin frikë e tmerr tek njerëzit. Avatari mbjell besimet pagane, Hary Poteri atë të kufrit më të thellë-magjinë, filmat e Indiana Xhonsit mbjellin besimet e lashta egjiptiane e babilonase, e shumë të tjerë, që haptas janë në kundërshtim me atë që na mëson Allahu në Kuran. Akideja e pastër luftohet aq shumë sa nuk ja ke idenë.

Ua ndërrojnë besimin edhe në çështjet që kanë të bëjnë me Zotin duke e personifikuar atë në forma të ndryshme Allahu na ruajt nga mendime të tilla. Melekët nuk mbesin pa hise në këto xhirime duke ju dhënë forma koti, prishet besimi karshi Isait, alejhi selam, me filmat e gabuar kundrejt tij, ndryshoht besimi në Ditën e shkatërimit për të cilën Allahu na tregon në Kuran se askush nuk e di çastin e saj ndërsa Hollivudi thotë se ajo do të ndodhë në 2012, e pastaj priti njerëzit duke u çmendur nga frika.

 

Mesazhi i tetë:

Prishja e imazhit të vendeve muslimane. Kjo bëhet në çdo formë pa rezervë, si e familjes muslimane, ashtu edhe shtetit, rregullave, djemve, vajzave, traditave, shtëpive, ushqimeve, mentalitetit, e shumë imtësira tjetra që nuk ja ke idenë. Të gjitha këto vetëm për të krijuar një barrikadë fillimisht mes popullit amerikan e pastaj edhe tërë botës me kulturën islame e cila është e vetmja e plotësuara, më e vjetra e ruajtur sigurt nga Allahu dhe e provuar për njerëzit si e vetmja shpëtimtare dhe jo e dështuar.

 

Mesazhi i nëntë:

Në kohët e fundit apo në dhjetë vitëshin e fundit sikur shtetet e Azisë së largët kanë filluar të pushojnë pak nga filmat amerikan sepse vendin e tyre e kanë zënë filmat me musliman. Deri para ca kohësh njerëzit e këqinj nëpër filma ishin, rusët, vjetnamezët, nazistët, mafia, etj. kurse tani është një viktimë e re, ata janë muslimanët “terroristë”

Tani këta janë njerëzit e këqinj që ja duan të keqen botës, çdokush zbret prej autobusit kur hip një musliman, çdo aeroplan të kidnapuar e kanë rrëmbyer terroristët islamik, çdo bombë nëpër qytete, trene, qendra …e vendosin vetëm muslimanët, etj. Kështu të jepet mesazhi se këta janë njerëzit që duhet bërë me gishtin e fajtorit kah ta andaj keni kujdes prej tyre.

 

Mesazhi i dhjetë:

Sado që mundoheni kot e keni e ardhmja është në duar e Amerikës dhe ne jemi ata që do të udhëheqim, mos mbani shpresa koti por dorëzohuni para se të jetë vonë. Ky është mesazhi i fundit që dua të përmend nga filmat e tyre ku i tregojnë botës pëmes filmave të së ardhmes, si ato të vitit 2050, 2100, e të tjerë se çfarë planesh syojnë ata, si do të jetë edhe atëherë bota nën urdhrat e tyre, etj. ky lloj i filmave për të ardhmen luan rolin e krijimit të bindjeve se ashtu do të jetë dhe të tjerët të dorëzohen para të ardhmes pa u munduar të ndryshojnë nga ajo çfarë u serviret në film.

 

Këto janë disa nga mesazhet që synohen me këto filma, duke mos mohuar edhe të tjerë të mundshëm. Desha t’i përmendi për të dhënë mesazhin tim se filmat nuk kanë synim argëtimin e njeriut (ky nëse do të ishte mesazh i vërtetë radhitet i fundit në listën e mesazheve të tyre) porse ata më shumë janë një luftë moderne, e heshtur, e pakuptuar nga shumë kush, janë shpërlarës truri, helm që shitet shumë lirë dhe e pi çdokush që nuk ka bagazh të dijes, urtësisë e largpamësisë. E përtypë ai nuk mediton e as analizon më larg.

 

Prandaj kujdes çfarë po shikon, çfarë e lejon fëmijën tënd të sheh, çfarë lejon të shikohet në familjen tënde dhe kujdes sa shumë rreziqe të sjellin filmat e tillë.

 

 

Lulzim Susuri

20/10/2011

Burimi: EhliHadithi.com

www.IslamiFejaeVertete.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read