BallinaPraktikaPyetje dhe PërgjigjjeGusli i xhumasë a e zëvendëson abdesin

Gusli i xhumasë a e zëvendëson abdesin

 

 

Gusli i xhumasë a e zëvendëson abdesin

PYETJA:

 

Gusli që e marrim për qejf gjithashtu ai për ditën e xhuma a është i mjaftueshëm për të mos marrë prapë abdes apo jo. Pra a e zëvendëson abdesin a jo?

 

PËRGJIGJA:BISMILAHI RRAHMANI RRAHIMFALËNDERIMI I TAKON ALLAHUT, SALVATET DHE SELAMET TË DËRGUARIT TË TIJ…Gusli  ndahet ne dy grupe kryesore:

 

 

Farz  dhe -jo farz (ndoshta bën të themi synet por nuk po e shoh të arsyeshme)

 

Gusli  farz sipas të gjithë dijetarëve është gusli i xhenabetit, i hajzit dhe  nifasit.

 

Gusli  jo farz është ai për pastrim nga djersa, për freskim të trupit, etj. ekziston edhe ai i larjes për xhuma që kanë divergjenca dijetarët se në radhët e farzit apo synetit futet ai.

 

 

Mbi  këtë ndarje pastaj ngritet kjo çështje:

 

Të  gjithë dijetarët pohojnë se gusli i llojit të parë- farz ai e zëvendëson edhe abdesin, dhe për të nuk ka nevojë marrja abdes në banjo para larjes e as pas saj (edhe pse ajo është në radhët e syneteve të guslit por nuk kushtëzohet për tu konsideruar ai lloj gusli zëvendësues I abdesit). Bile  ata thonë se nëse nuk bënë nijet abdesin por mjaftohet me nijetin e guslit prapë është në rregull sepse obligimi i vogël futet brenda të madhit (shiko sherh mumti të Uthejminit v. 1, fq. 367)

 

Ky mendim argumentohet me ajetet e sures Maide nr.6 dhe asaj Nisa nr. 43 që e përmendin guslin se kur është obligim dhe në këto ajete ceket se kjo lloj larje me tre kushtet e saj kryesore ua lejon besimtarëve faljen e namazit. Gjithashtu argument është fjala e Profetit e shënuar tek Muslimi se si e mësoi një grua të merrte gusël pas hajzit e nifasit të saj ku pasi ja përmendi farzet e guslit i tha: nëse vepron kështu atëherë je pastru pra për namaz dhe çdo adhurim tjetër dduke mos ja cekur edhe marrjen e abdesit -kështu komentojnë dijetarët. (Fetava e Ibën Tejmies v. 21, fq. 396)

 

 

Kurse për llojin e dytë të guslit atë që merret për qejf dhe gjërat tjera që i cekëm më lartë  një pjesë e vogël e dijetarve pranojnë se është i mjaftueshëm porse shumica thonë se nuk mjafton për ta zëvedësuar abdesin porse për të qenë i tillë kushtëzohen dy gjëra:

E para: nijeti për të dyjat -gusël dhe abdes- dhe

E dyta: larja e posacme e pjesëve të abdesit të gjithave para apo pas larjes së trupit.

Përndryshe nëse vetëm e lanë gojën hundën dhe trupin (sikur janë farzet e guslit atëherë nuk e zavendëson abdesin por për namaz duhet marrë prap abdes)

 

Tani kemi çështjen e guslit për ditën e xhuma:

 

Dijetarët  janë të dy mendimeve a është ai farz apo jo, ata që thonë nuk është farz pranojnë se ky lloj gusli nuk e zëvendëson edhe abdesin, kurse ata që thonë se është farz edhe ata si shumicë absolute prapë thonë se nuk e zëvendëson sepse nuk është përmendur në ndonjë ajet apo hadith si zëvendësues, kurse ata që mendojnë se e zëvendëson abdesin prapë pranojnë se është më sigurt që të merret abdes. pra që të gjithë thuajse sillen rreth të njejtit mendim.

 

Pasi të kuptohet kjo çështje lindë pyetja: çfarë të bëjë njeriu që ka vepruar në këtë mënyrë deri tani, a i pranohen namazet apo jo?

 

Si  në çdo çështje tjetër edhe tek kjo dijetarët njeriun e arsyetojnë me injorancë dhe thonë se nuk ka nevojë t’i zëvendësojë apo përsëritë ato namaze porse pasi ta kuptojë këtë gjë nuk duhet ta përsëritë më të njejtin gabim.

 

Allahu e di më së miri!

 

 

selam alejkum

Lulzim Susuri

11/10/2011

Burimi: EhliHadithi.com

www.IslamiFejaeVertete.com


 

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read