Hoxhë Omer Berisha

 

Hoxhë Omer Berisha – Shkup


Përshkrim i shkurtër:

Omer Rushdi Berisha u lind në Shkup, më 19 Maj 1979. Pas shkollës fillore kreu shkollën e mesme në medresenë “Isa Beu” në Shkup. Pastaj në vitin 1998, vazhdoi studimet në Universitetin Islamik në Medinë, ku përvetësoi gjuhën arabe për të vazhduar studimet në fakultetin e hadithit, të cilat i kreu në vitin 2005. Momentalisht është duke magjistruar në Universitetin “Xhinan” në Liban, dega e akides dhe është kryeredaktor i revistës Albislam dhe ueb-faqes www.albislam.com. Ka të përkthyera dhe të redaktuara një sërë librash e artikujsh që janë të botuar ose publikuar nëpër internet, sikurse libri “Kushtet e Fesë”,  “Dexhalli”, “Mburoja e muslimanit”, etj. Ka ligjërata të rregullta në Radio Pendimi, si dhe ligjërata të tjera që organizohen herë pas herë në Shkup dhe gjetiu.

 

Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com


Must Read