Ibn Abdil Berr

 

Ibn Abdil Berr

 

Emri i plotë i tij dhe prejardhja e tij: Ai është Imami, El Al-lame, Hafidhi i Magribit, Shejhul Islam, Ebu Umer, Jusuf ibën Abdil-lah ibën Muhammed ibën Abdil Berr ibën Asim, En-Nimri, El Endelusi El Kurtubi. Është më prejardhje arabe prej fisit En-Nimr ibën Kasit

Lindja e tij:

Sipas historianit Ibën Bashkval, Ibën Abdil Berri ka lindur ditën e premte në kohë të namazit të xhumasë me 25 Rebi’ El Ahir të vitit 368 H në qytetin e Kurtubës (Kordoba në Spanje) (Es-Sile 2/642). Për datën e lindjes së tij egzistojnë edhe mendime tjera të cilat për dallim nga qendrimi i Ibën Bashkvalit nuk mbështeten ne Isnad (zinxhir të transmetuesve). Për këtë shkak zgjodhëm këtë datë si më të saktë. All-llahu e di më së miri.

Fëmijëria e tij:

Qyteti, që në atë kohë ishte pjesë e shtetit islam dhe në të cilin lindi Imam Ibën Abdil Berri ishte qendra e qytetrimit Islam në Endeluzinë (Spanjen). Këto rrethana dhe fakti se lëvizja shkencore lulëzonte në atë kohë ndihmuan formimin e Ibën Abdil Berrit si personalitet i forte i cili prej moshës fëmijërore do të mirret me kërkim të diturisë. Këtë e ndihmoi edhe i ati i tij Abdull-llahi i cili ishte njëri prej dijetarëve të njohur.

Thotë Humejdiu: Para fillimit të shekullit të ri ai vetëm se kishte përfituar prej shumë dijetarë. (El Xhedhve fq.367)

Thotë Ebu Ali El Gassani: Në moshën e re filloi me kërkim të diturisë dhe përparoi shumë shpejt… (Tedhkiretul Huffadh 3/130)

Udhëtimet e tij në kërkim të diturisë:

Në kërkim të diturisë vizitoi shumë qytete në lindje të Endelusit edhe pse nuk pati fatin të udhëton në lindje (lindja e mesme) për shkak të mossigurisë gjatë udhëtimit e cilaishte shkak që shumë prej dijetarëve të Endelusit të mos udhëtojnë ne lindje. Në mesin e dijetarëve që nuk patën fatin të udhëtojnë në lindje është edhe Imam Ibën Hazmi.

Mësuesit e tij:

Imam Ibën Abdil Berri pati fatin që të mërr dijën prej imameve më të njohur të kohës së tij. Ai mësoi tek:

Ebu Umer Ahmed ibën Abdil-lahi njohur si Ibën El Baxhi (dijetarë i fikhut dhe hadithit) ibën abdil berri për të thotë: Ishte Imam në kohën e tij

Ahmed ibën Abdil Melik El Eshbilij tek i cili e mësoi librin “El Mudevvene” autori is ë cilës është Imam Maliku

Ebu Fadl Ahmed El Bez-zaz tek i cili i mësoi librat e Imam Taberiut

Ahmed ibën Kasim El Mukri’

Halef ibën Kasim i njohur si Ibnë Dab-bag

Seid ibën Nasr Ebu Uthman

Ibën Faradij Abdull-llah ibën Muhammed ibën Jusuf

Nxënësit:

Prej nxënësve që morrën dituri prej tij më të njohur janë:

Ebu Muhammed ibën Hazm Edh-Dhahiri

Ebu Abdil-lah El Humejdi

Ebu Ali El Xhejjani

Ebul Hasen el Meafiri

Disa nga fjalet e Imamëve për Imam Ibën Abdil Berr-it :

Egziston konsenzus të dijetarëve Islam për vendin e lartë të Imam Ibën Abdil Berr-it në mesin e dijetarëve. Veprimtaria e tij në lëminë e fikhut, hadithit dhe fjalët e Imamëve flasin qartë për dhe gradën e lartë të cilën e arriti.

Ebul Velid el Baxhi: Ne Endelus nuk kishte njeri si Ebu Umer ibën Abdil Berri i cili dinte hadithe përmendsh më tepër se çdo njeri në Magrib,.. (Sijer 18/157)

Humejdi: Ebu Umeri, Fekihu, Hafidhi, dijetari i cili i njihte kiraetet (mënyrat e leximit të Kur’anit)… Shkroi libra të dobishme që tregojnë se ishte prej të zgjedhurve (Xhedhvetul Muktebis fq.367)

Ebu Ali El Gassani: Vazhdimisht kërkonte dituri gjë që nxorri në shesh aftësitë dhe shkathtësitë e tij… ishte dijetar i hadithit, fikhut dhe njihte mirë gjenaologjinë dhe historinë… (Tedhkiretul Huffadh 3/1129-1130)

Ibën Bashkval: Ebu Umeri Imami i kohës së tij, i dalluari… (Es-Sile 2/640)

Ibën Tejmijje: Ebu Umeri ishte më i dituri në shkencën e hadithit. I dallonte transmetimet e vërteta prej të pavërtetave… ( Der’u Tearud 7/157)

Edh-Dhehebi: Ishte Imam i devotshëm, det i diturisë, pasues i sunnetit… kush i lexon librat e tij do të bindet në diturinë e gjërë, aftësinë për të kuptuar dhe mençurinë e madhe. (Sijer 18/157)

Veprat e Imam Ibën Abdil Berr-it:

Historianët kanë përmendur 40 tituj që i atribohen Imam Ibën Abdil Berr-it. Prej tyre të botuar janë:

Et Tekassi lima fi Muvetta min hadithi Resulil-lahi [sal-lallahu alejhi ve selem] (në lëminë e hadithit)

Ez-Zijadat (në lëminë e hadithit)

Et-Temhid (në lëminë e fikhut) libër voluminoz

El Istidhkar (në lëminë e fikhut) libër voluminoz

El Ishraf (në lëminë e feraidit)

El Istiab fi ma’rifetil As-hab (në lëminë e historisë, gjegjësisht biografitë e sahabëve) libër voluminoz

El Intika (në lëminë e historisë)

El Inbah ala kabaili er-Ruvah (biografi)

Ed-Durer fi ihtisari el Megazi ves-Sijer (në lëminë e historisë)

Behxhetul mexhalis (në lëminë e etikës dhe moralit)

Xhamiu bejanil Ilmi ve fadlihi (në lëminë e etikës dhe moralit)

Vdekja e Imam Ibën Abdil Berr-it:

Në muajin Rebi’ El Ahir të vitit 463H përfundoi jeta e tij në këtë botë

Allahu e mëshiroftë më mëshirën e tij të gjërë. Amin.

 

Përgatiti: Talha Kurtishi – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read