Ibn Maxhe
Imam Ibën Maxhe [rahimehull-llah] (209-273), Kompiluesi i njërës prej gjashtë librave bazë në lëminë e hadithit (Sunen Ibën Maxhe), Imami, Muhadithi dhe Hafidhi i njohur Ibën Maxhe El Kazvini ishte përfaqësues kryesor i shkollës së Kazvinit, shkollë e cila kryesisht mirej me shkencën e hadithit dhe sunnetit duke vepruar palodhshëm në shërbim të saj. Në këtë tekst do të mundohemi që t’ju njoftojmë më tepër me jetën e këtij Imami All-llahu e mëshiroftë.
Emri i plotë i tij:
Quhet Ebu Abdil-lah, Muhammed ibën Jezid ibën Maxhe El Kazvinij Er-Reb’ij, Imami, Muhadithi dhe Hafidhi.
Në fillim të shekullit tretë sipas kalendarit hixhrij, në kohën e artë të sunnetit, në vitin 209 h në qytetin Kazvin në krahinën e Esbahanit lindi Ibën Maxhe. Prej moshës fëmijërore filloi të kërkon dituri dhe pasi që All-llahu [subhanehu ve teala] ia dashuroi sunnetin filloi udhëtimet në kërkim të hadithit.
Udhëtimet e tij në kërkim të hadithit:
Për të shënuar hadithet e të Dërguarit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] udhëtoi në Irak (Basra, Kufe dhe Bagdad) dhe Mekke. Vizitoi Shamin, Egjiptin dhe Rejjin me të njejtin qëllim.
Gjatë këtyre udhëtimeve u takua me shumë mësues nga të cilët përfitoi. Do t’i përmendim vetëm disa prej tyre:
Mësuesit e tij:
1. Ali ibën Muhammed Et-Tanafusij
2. Xhebbaretu ibën Mugal-lis
3. Suvejd ibën Se’id
4. Abdull-llah ibnë Muavije El Xhumehij
5. Muhammed ibën Rumh
6. Muhammed ibën Abdil-lah ibnë Numejr
7. El Imam Ebu Bekr ibën Ebi Shejbe
8. El Imam Ebu Hajthame
9. El Imam Uthman ibën Ebi Shejbe dhe shumë tjerë
Nxënësit e Imam Ibën Maxhe:
Numri i nxënësve që përfituan prej tij është gjithashtu i madh. Në mesin e tyre më të njohur janë:
1. Ibrahim ibnë Dinar El Hemedhani
2. Ahmed ibën Ibrahim El Kazvini
3. Ebu Tajjib El Bagdadi
4. Ebul Hasen Ali ibën Ibrahim El Kazvini El Kattan
5. Muhammed ibën ‘Isa Es-Saffar
6. Ali ibën Se’id ibën Abdil-lah El Askerij
7. Xha’fer ibën Idris dhe tjerë
Disa nga fjalet e Imamëve për Imam Muslimin:
Ekziston konsenzus të dijetarëve Islam për vendin e lartë që e ze Imam Ibën Maxhe në mesin e dijetarëve. Veprimtaria e tij në lëminë e hadithit dhe fakti se libri i tij konsiderohet prej gjashtë librave bazë të hadithit, janë argument të mjaftueshëm për vëndin e lartë që e ka ky Imam në historinë Islame.
Thotë Dhehebiu: Ibën Maxhe ishte Hafidh i hadithit i cili me besnikëri analizonte hadithët (transmetimet e tyre), me dituri të gjërë…
Thotë Ibën Haxheri: Libri i tij “Es-Sunen” është i mirë, ka përfshirë shumë hadithe në shumë kaptina…
Veprat e Imam Ibën Maxhes:
1. Es-Sunen i cili është botuar shumë herë dhe është komentuar nga shumë autorë siç janë: Alaud-din Mugultaj, Xhelalud-din Es-Sujuti, Ebul Hasen ibën Abdul Hadi Es-Sindi, El Busirij dhe Ez-Zubejdij.
2. Et-Tefsir
3. Et-Tarih
Vdekja e tij:
Me 22 Ramazan të vitit 273 H ndërroi jetë ky Imam i cili la gjurmet e veta ne faqet e kranarisë Islame. All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të gjërë.
Përgatiti: Talha Kurtishi – albislam.com