Ibn Sel-lam


Ibn Sel-lam


(158-254 h.) Ai është Ebu Ubejd el-Kasim ibën Sel-lam el-Baghdadi, imami, muxhtehidi, oqeani i dijës, linguisti dhe juristi.

Ai ka lindur në Herat, në vitin 158 pas Hixhretit e babai i tij ishte një skllav romak i disa njerëzve në Herat.

Ai mesoi nga një grup imamësh të besueshëm si: Sufjan ibën ‘Ujejne, Isma’il ibën Ulejje, Jezid ibën Harun, Jahja ibën Seid el Kattan, ‘Abdurrahman ibën Mehdi, Hammad ibën Selami dhe të tjerë.

Nga ai kanë transmetuar imamë si: Imam Ed-Darimiu, Ebu Bekr ibën Ebi Dunja, ‘Ali ibën ‘Abdil’Aziz el-Beghaui, Muhammed ibën Jahja el-Mirvezij dhe tjerë.

Imam Is’hak ibën Rahavejh për të ka thënë: “All-llahu (subhanehu ve teala) e don të vërtetën. Ebu Ubejd është më i ditur dhe më i thelluar në të kuptuarit se unë.

Ai gjithashtu ka thënë: “Ne jemi të varur prej Ebu ‘Ubejd kurse Ebu ‘Ubejdi nuk është i varur prej neve.”

Imam Ahmed ibën Hanbel ka thënë: “Ebu ‘Ubejdi është një mësues (ustadh) dhe për çdo ditë ai rritet në mirësi.”

Kurse Jahja ibën Me’in është pyetur rreth tij dhe është përgjigjur se; njërëzit duhet të pyesin Ebu ‘Ubejdin për Jahja ibën Me’inin.

Ebu Davudi ka thënë: “Ai është i besueshëm, është i sigurtë (thika, kategori vlerësimi tek dijetarët e hadithit sh.r).”

Hafidh edh-Dhehebiu ka thënë: “Kush shikon në librat e Ebu ‘Ubejd, do të dalloje rangun e tij të lartë të të mësuarit dhe të diturisë. Ai ka qenë një Imam në Hadith, i ditur në Fikh si dhe në shumëllojshmërinë e mendimeve. Shtyllë në gjuhë, imam në kira’et, ka shkruar libra rreth këtyre. Unë kam gjetur librat e tij “Kitab el Emval” (libri mbi pronat) dhe “Kitab en Nasih vel Mensuh” (libri mbi deroguesen dhe të deroguarën) .

Hatib el-Bagdadi ka thënë: “Ai zotëronte një aftësi shume të lartë për të kuptuar, fe, sjellje të shkëlqyer, një Medhheb të mirë (mendim) dhe libra të bukura, për të cilët kërkohet kudo. Dhe transmetuesit e tij janë të njohur dhe të besueshëm- ata e meritojne të përmenden dhe janë të veçantë. Libri i tij rreth pronave (“Kitab el Emval” sh.r.) është nga librat më të mirë, të përpiluar në Fikh.”

Nga fjalët e Ebu ‘Ubejdit janë: “Pasuesi i sunnetit është si njeri i cili mban gacë në dorë, e ne keto ditë ai është ne sytë e mi më i dashur se njeriu i cili ngrit shpatën në rrugën e All-llahut subhanehu ve teala.”

Kjo ishte në kohen e tij. E çfarë mund të thuhet për kohën tonë?

Ai (All-llahu subhanehu ue teala e mëshiroftë) jetoi kohë të gjatë ne Baghdad. Më pas u bë Kadi (gjykatës) në Tartus dhe në fund ai shkoi në Meke dhe jetoi atje, derisa vdiq në vitin 224 h.

 

Përktheu nga arabishtja: Ebu Imran – islaam.de

Përktheu nga gjermanishtja: Ej-jub Ensari – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read