Imam Ali ibn El-Medini
• Emri dhe prejardhja e tij
Ai është ‘Ali ibën ‘Abdilah ibën Xha’fer ibën Nexhih Es-Sa’di, Ebul Hasan El-Medini, autoriteti i besueshëm, Hafidhi, autori i librave, eksperti, Imami i Ehlu Hadithit, autoritet në shkencë n e transmetimeve dhe mangësite (ilel) e tyre. Dijetari me i dalluar i hadithit në kohën e tij.
U lind në vitin 161 p.H në një regjion i njohur për dijetaret e hadithit si Ahmed ibën Hanbeli, Abdur-Rahman ibën Mehdiu, Sufjan ibën ‘Ujejne, Jahja el-Kattani dhe të tjerë .
• Mësuesit e tij
Ai mësoi dhe mori dituri prej Imamëve të hadithit të kohes së tij si nga: Sufjan ibën ‘Ujejne, Jahja ibën Se’id el-Kattan, Hushejm ibën Beshir, ’Abdur-Rahman ibën Mehdi dhe të tjerë .
• Nxënesit e tij
Shume janë njerëzit që kanë mësuar dhe përfituar prej tij, si psh: djali i tij ‘Abdullahi, Ahmed ibën Mensur Er-Ramadi, Salih Xhuzrah, Ebu Hatim Er-Razi dhe të tjerë.
• Lavdatat e dijetarëve për të:
Ebu Hatim Er-Razi ka thënë për te: “Ai ishte një simbol i dijë së hadithit në mesin e njerëzve. Imam Ahmedi për shkak të respektit ndaj tij e thërriste me kunjen (pseudonimin) e tij dhe jo nga emri”.
Jahja el-Kattan ka thënë : “Ata më kritikojnë mua për shkak të dashurise time ndaj ‘Ali ibën el-Medinit, megjithate unë marr mësim nga ai”.
• Kërkimi i diturise
Ai u përpoq ndaj dijes se hadithit, e mësoi ate përmendesh dhe u bë aq i njohur në këtë fushë saqe ia kaloi njerëzve të zonës së tij dhe dijetarëve të kohës në hadith, e në mesin e tyre ishin njerëzit e vjetër të hadithit (te moshuar). Që nga ajo kohe ai arriti një gradë të tillë në hadith qe s’ishte arritur nga asnjë, në atë mënyre saqë njerëzit shkruanin në kujtime sesi ai qëndronte, si ulej, si vishej dhe gjithçka qe ai thoshte dhe bënte.
• Librat e tij
Ndër librat që ai ka përmledhur (kompiluar) janë :
1.El-Esami uel-Kuna (Emrat dhe pseudonimet e transmetuesve)
2.Ed-Du’afa (Transmetuesit e dobët)
3.Et-Tabekat (Biografitë e transmetuesve)
4.El-Vehm uel-Hata’u (Dobësite dhe gabimet)
5.’Ilal-ul-Hadith ue Ma’rifetur-Rixhal (Dobesitë në hadithe dhe dije rreth transmetuesve) e te tjera.
• Vdekja e tij
Imam el-Medini vdiq në vitin 234 p.H.
Përktheu nga Arabishtja: Ebu Imran – salaf.de
Përktheu nga gjermanishtja: Ej-jub Ensari – albislam.com