Imam Ed-Dineveri

 

Imam Ed-Dineveri

 

Ai ishte një dijetar i madh dhe ekspert në shumë lëmi, Ebu Muhammed ‘Abdullah ibën Muslim ibën Kutejbe Ed-Dineveri. Ishte prej Imamëve që mireshin si shembull dhe autor produktiv.

 

Imam’Abdullah ibën Muslimi lindi në Baghdad në vitin 213 p.H (818 p.K). Ai banonte në Kufa (Irak). Një kohë të gjatë ishte Kadi në Dinever. Nga ky fakt rrjeth edhe emërtimi i tij me Ed-Dineveri me të cilin u bë i njohur.

 

• Mësuesit dhe nxënesit e tij

Ibën Kutejbe mesoi nga dijetaret e mëdhenj si: Is’hak ibën Rahavejh, Muhammed ibën Zijad ibën ‘Abdullah Ez-Zijadi, Zijad ibën Jahja el-Hasani, Ebu Hatim Es-Sixhistani dhe te tjerë.

 

Ndër ata që kanë transmetuar nga ai janë:

1. Djali i tij, Ahmed ibën ‘Abdilah. Kadiu në Egjipt

2. ‘Ubejdullah Es-Sukri

3. ‘Ubejdullah ibën Ahmed ibën Bekr

4. ‘Abdullah ibën Xha’fer Ibën Durustavejh en-Nehavi dhe te tjere.

 

Ebu Bekr El-Hatib El-Baghdadi ka thënë: “Ai ishte i besueshem, fetar dhe me vlerë. ” (Tarih Baghdad, 10/170)

 

Ahmedi, djali i tij ishte i fortë në të mësuarit. Ai mësoi librat e babait të tij përmendesh dhe i transmetoi ato përderisa ishte në Egjipt, ku ishte aktiv si gjykatës. Ai rrëfente nga kujtimet e tij dhe njerëzit mblidheshin rreth tij ne masa. Ai ka përmendur se babai i tij ia ka diktuar atij librat e tij.

 

• Disa thënie te Imam Ibën Kutejbes

“ Njerëzit e hadithit janë të një zëri, se gjithmone ajo që All-llahu deshiron, ndodh, e ajo që Ai nuk deshiron nuk ndodh. Ata jane të një zeri se Ai (Allahu subhanehu ue teala) është Krijuesi i të mirës dhe të keqes. Ata gjithashtu janë të një zëri, se ai Kur’an-i është Fjalë e Allahut (subhanehu ue teala) – nuk është i krijuar. Ata janë dakord se Allahu (subahanehu ue teala) do të shikohet në Diten e gjykimit. Ata janë gjithashtu të një zëri në përparësine e Ebu Bekrit dhe Umerit (radijall-llahu anhuma) dhe kanë mendim unanim rreth besimit në dënimin e varrit. Ata nuk kanë kundërshtim mendimesh në këto çështje bazë. Dhe ai që gjithmone i kundershton ata në këto çështje, ai do të mohohet dhe do te urrehet dhe ata do ta shpallin atë një risimtar (bida’tçi) dhe do ta shmangin atë.” (Te’vil Muhtelifil-Hadith, fq.18)

 

Ai gjithashtu ka thënë: “Kush e krahason Allahun me krijesat e Tij, ai ka bërë kufër (është bërë jobesimtar). Ai që gjithmone mohon atë me të cilen All-llahu (subhanehu ue teala) ka përshkruar Vetën e Tij ka bërë kufer (mosbesim). Ajo me te cilën Allahu (subhanehu ue teala) e ka quajtur Vetën e tij, apo ajo me të cilën Profeti i Tij (sal-lahu alejhi ue selem) e ka përshkruar Atë nuk konsiderohet Teshbih (përngjasim i Allahut subhanehu ue teala me krijesat).

 

Imam Edh-Dhehebiu ka thënë: “Me këtë ai pohon se cilësitë varen prej të cilësuarit me të. Nëse i cilësuar është Allahu i cili thotë: (Asnjë send nuk është si Ai) Shura, 11 atëherë nënkuptohet se askush nuk është si Ai në cilësitë që i posedon. (Sijer 13/299-300)

Ibën Tejmijje thotë: Është një prej Imamëve të dalluar dhe dijetarëve me vlerë…

Autor i mbi 300 librave të cilat i shkroi në mënyrë më të mirë…

Banorët e Magribit thonin kush lejon të flitet kundër Ibën Kutejbes është i akuzuar se është zindik dhe shtëpia në të cilën nuk ka libër të Ibën Kutejbes nuk ka hajr në të…

E quanin Hatibus-Sunne (ai që flet në emër të Sunnetit) Mexhmu’ul Fetava 17/391-392

Ibën Tejmijje e ka përshkruar atë si: “… një prej imamave të selefit, të sunnetit dhe hadithit…” në librin e tij Mexhmu’ul Fetava (25/232)

 

• Librat e tij

Imam Kutejbe ka shkruar shume libra, disa prej te cilave jane:

1. El-Ibil

2. Adab el-Katib

3. El-Ashriba

4. I‘rab el-Kur’an

5. Elfedh el-mukarribah bil Alkab el-Mu’arrabeh

6. El-Enva

7. Et-Tesvijeh bejne el-‘Arab uel-‘Axham

8. Er-Ru’ja

9. Er-Radd ‘ala esh-Shu’ubijja

10. Adab el-Kadi

11. El-Ishtikak

12. Islah el-Ghalat

13. A’lam en-Nubuva

14. El-Imama ues-Sijasa

15. Te’uil Mukhtalif el-Hadith

16. Xhami’ en-Nehu

17. Er-Raxhul uel-Menzil

18. Er-Radd ‘ala men jekul bi-Khalk el-Kur’an

19. Esh-Shi’ar uesh-Shu’ara

20. Tabekat esh-Shu’ara

21. ‘Ujun el-Akhbar

22. Gharib el-Kur’an

23. Fadlul ‘Arab ‘alel-‘Axham

24. El-Kira’at

25. El-Mushtebih min-el Hadith uel-Kur’an

26. Mushkil el-Kur’an

27. Ma’ani esh-Shijar

28. En-Nijet

29. el-Vahash

30. Es-Sijam

31. El-‘Arab ue ‘Ulumiha

32. Gharib el-Hadith

33. El-Furs

34. El-Fikh

35. El-Mesa’il uel Axhibe

36. Mushkil el-Hadith

37. El-Ma’arif

38. El.Mejsir uel Kadah

39. El-Haxhu

 

• Vdekja e tij

Ebul-Hasan Ahmed Ibën Xha’fer Ibën En-Nedi ka thënë: “Ebu Muhammed ibën Kutejbe vdiq papritur. U dëgjua një klithme që vinte nga larg e më pas ai ishte pa ndjenja. Ai pat ngrënë një gjellë arabe dhe më vonë pati ethe. Nga kjo, ai ra përtoke dhe është levizur andej këtej për rreth një orë e më vone ka qëndruar i qete. Ai vazhdimisht përsëriste shehadetin deri në diten e ndarjes, kur më pas ai vdiq. Kjo ndodhi në muajin Rexheb te vitit 276 p.H

 

Meshira e All-llahut qofte mbi te! Lusim Allahun t’i bëje muslimanet te kene dobi prej diturisë që ai la pas!

 

Falenderimi i takon Allahut i Cili na e lehtesoi perkthimin e ketij teksti. Lus Allahun te na e llogarise kete ne librin e veprave te mira!

 

Biografi e shkurtër e Imam Ebu Muhammed Ibën Kutejbe Ed-Dineveri (213-276 p.H)

 

Përktheu nga Arabishtja:Ebu Imran – salaf.de

Përktheu nga Gjermanishtja.Ej-jub Ensari – albislam.com

www.islamifejaevertete.com

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Must Read