Imam Muslimi


Imam Muslimi

Shkruan: Lulzim Susuri

Ai është imami, hafizi dhe dijetari i veçantë, argumenti i kohës së tij, Ebul  Husejn ibën   Muslim ibën Haxhaxh ibën Verd ibën Kushadh el-Kusheri Nisaburi.

Kusheri është fis i njohur arab që kishte ndikim tek të gjithë të tjerët. Gjithashtu qyteti në të cilin ai lindi (Nisaburi) ishte prej qyteteve të rëndësishme të shtetit Islam, i mbushur me dije dhe dijetarë nga të gjitha shkencat.

Imam Muslimi lindi në vitin 206 sipas hixhretit (821)

Ai u rrit në një shtëpi plot me dije, kulturë e besim të denjë karshi Zotit. Babai i tij Haxhaxhi ishte sa njeri i devotshëm aq edhe dashamirës i dijes dhe dijetarëve, ai shpesh merrte pjesë edhe në derse të dijetarëve të ndryshëm nëpër xhamitë e qytetit të tij.

Kështu imam Muslimi lindi dhe u rrit në një shtëpi të devotshmërisë dhe të dijes, shkaqe këto që ndikuan tek ai në formimin e personaliteti sa të besimtarit aq edhe të dijetarit që në vegjëlinë e tij e cila më vonë ndikoi dhe u zhvllua pa masë tek ai.

Imam Muslimi me ndikimin e babait por edhe dëshirën e tij të madhe udhëtimin e parë të tij për të marrë dituri nëpër shtetin e madh dhe të pafund të muslimanëve e nisi në vitin 216 (h) në moshën dhjetë vjeçare i cili shkroi hadithe nga Jahja ibën Jahja et-tejmi. Moshë kjo aq e re në të cilën nuk i ishin paraqitur akoma shenjat e pjekurisë në fytyrën e tij, porse ky argumnet shumë i fuqishëm për interesimin që e kishte ai për dije.

Mulsimi  shkeli tërë tokat dhe qytetet e shtetit Islam duke marrë dije nga çdo dijetarë që dëgjonte për të. Ai udhëtoi në Irak, Kufe, Egjipt, Meke, Medine, etj. Kjo shtitje e gjatë e tij ishte shkak që të përfitonte dhe takohej me shumë dijetarë dhe koka të mëdha të hadithit. Përmendet se dijetarët e mëdhenj të asaj kohe (pa i futur ata të mesmit) nga të cilët kishte marrë dituri arrinte në dyqind e njëzet burra. Më i vjetri prej tyre nga i cili përfitoi ishte Abdullah ibën Mesleme Kanebiu në Mekë.

Ndër më të shquarit prej tyre që ja vlenë të përmenden janë:

Jahja ibën Jahja Nisaburi Kutejbe ibën Seidi, Seid ibën Mensuri, Ahmed ibën Hambeli, Is-hak ibën Rahuje, Ebu Hajtheme, Muhamed ibën Muthena, Muhamed ibën jahja Dhuhli, Abdullah Darimiu dhe më i njohuri dhe i madhi i tyre imam Buhariu.

Nxënia e dijes, përhapja e saj vrapimi pas dijetarëve të gjitha këto ishin shkak që pas ca kohe edhe ai të krijonte një bagazh të madh të nxënësve të tij të cilët do ë krenoheshin me mësuesin e tyre.

Prej këtyre nxënësve do ë veçonim: Ali ibën Hasen ibën Isa i cili ishte më i vjetër se imam Muslimi në moshë porse dija e Muslimit nuk njihte moshë. Muhamed ibën Abdulvehab el-Ferra i cili ishte edhe mësues i tij. Ebu Bekër Muhamed ibën Nadër Xharudi, abdullah ibën Jahja Serhasi el-Kadi, Ebu Isa et-Tirmidhi (imam Tirmidhiu i njohur me librin e tij Suneni i Tirmidhiut) Nasër ibën Ahmed Ibën Nasër el-Hafidh, e shumë të tjerë.

Lëvdatat e dijetarëve për të:

Ebu Kurejsh Hafithi thotë: “Muhamed ibën Besharin e kam dëgjuar të thotë: “Hafizat e dunjasë (janë për qëllim hafizat e hadithit) janë katër: Ebu Zura në qytetin Rej, Muslimi në Nisabur, Abdullah Darimiu n Samarkand dhe Muhamed ibën Ismaili (Buhariu) në Buhara (sot Azerbajxhan).

Muhamed ibën Abdulvehab Ferai thotë: “Muslim ibën Haxhaxhi ishte dijetarë për njerëzit dhe një nga referencat e mbushura me dije”

Hafiz Ali Nisaburi thotë: “Nën kupollën e qiellit nuk ka libër më të saktë në shkencat e hadithit se ai i Muslimit “

Sidik ibën Hassen Kanuxhi thotë: “Imam Musli ibën Haxhaxhi ishte një nga imamët e mëdhenj, ishte hafiz (i hadithit), njeriu më i ditur në shkencat e hadithit, imami i Horasanit në këto shkenca pas imam Buhariut”

Ahmed ibën Seleme thotë: “ Kam vërejtur se Ebu Zura dhe Ebu Hatimi e favorizojnë Muslimin në dallimin e haditheve të sakta nga të tjerat më tepër se dijetarët tjerë të kohës së tyre”

Fjalë e madhe nga Muslimi:

Njëherë kur e takoi Imam Buhariun Muslimi i tha: “Më lejo t’i puthi këmbët o mësuesi i tërë mësuesve, zotëriu i muhadithëve (dijetarëve të hadithit) dhe mjeku shërue i hadithit dhe vërejtjeve  (sëmundjeve) të tij”

Fjalë kjo që tregon devotshmërinë dhe përkushtimn e tij karshi dijes dhe mësuesve të vet dhe mos zilinë ndaj yre përkndrazi e cmonte diturinë dh dijetarët dhe njëheit dija e tij e madhe kishte lënë gjurmë pozitive tek ai.

Ai njihet edhe me qëdrimin e tij të prerë dhe të saktë lidhur me rastin e imam Buhariut dhe problemit që ja kishte krjuar imam Jahja Dhuhliu ku ky i fundit nxënësve të tij ua kushtëzoi që nëse duan të marrin dije prej tij atëherë të mos shkonin në mësimet e Buhariut e Muslimit në atë rast u ngrit nga ligjerata e tij dhe shkoi në shtëpi i mori të gjitha shënimet që i kishte shkruar nga Dhuhliu dhe ja lëshoi para vetes e pastaj u largua duke shkuar tek Buhariu. Pra njihej për vendosmerinë e tiij, guximin dhe qëndrimet e sakta në jetë, ku dihet se në rastin e Buhariut me Dhuhliun Buhraiut i ishin bërë shpifje dhe i bëhej zullum dhe për shkak të reputaconit të Dhuhliut në qytetin e vet pak apo aspak nxënës nuk patën guxim të mbanin krahun e Buhariut përveç Muslimit, Allahu i mëshiroftë të gjithë.

Librat e imam Muslimit:

Nga tema kuptuam se ai ishte njeri i madh i dijes, dhe prej hoxhallarëve të interesuar në përhapjen e saj. Kështu ai, si shumë dijetarë tjerë u mundua ta përhapte diturinë që e kish, ai si zakonisht përdori formën e parë të përhapjes së kësja dije, e cila ëshët përmes ligjeratave nëpër xhami me nxënës të ndryshëm dhe kategori të ndryshme. Kjo ka qenë formë esenciale e dijetarëve të hershëm në përhapjen e diturisë por që atëherë nuk ka ka munguar edh forma e dytë e përhapjes apo lënies trashëgimi të diturive të tyre, ajo ishte shkruarja nëpër libra. Këtë formë e përdori imam Muslimi, edhe pse jo si të parën, por megjithatë nna la në trashëgimi disa tituj librash. Librat e tij zakonisht kanë të bëjn me fjalët e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem –hadithet- dhe shkencat pasuese të tij. Disa prej tyre i kanë mbijetuar kohës por pat sosh të cilat edhe u zhdukeën me ndrrimin e viteve dhe të shekujve.

Prej këtyre librave janë:

1-    Sahihu i tij, i cili njihet me emrin Sahihu i Muslimit dhe është lbri më i njohur i tij por edhe libri i dytë më i saktë në botë i shkruar nga dora e njeriut pas atij të imam Buhariut. Libër për të cilin u pajtua i tërë umeti se është libër i saktë, libër baë në Islam dhe mohimi i tij nuk është gjë tjetër veçse munafikllëk-dyfytyrësi.

2-Kitab et-Temjiz, 3- Kitab ilel, 4-Kitab el-Vuhdan, 5-kitab el-Efrad, 6-Kitab el-Akran,  7-Kitab sualatihi li-Ahmed ibën Hambel. 8-Kitab Amër ibën Shuajb, 9-Kitab meshajih Malik, 10-Kitab meshajih Theuri, 11-Kitab meshajih Shoube, 12-Kitab Men lejse lehu il-la ravin vahid, 13-Kitab el-muhadremin, kitab evladu sahabe, 14-kitab evhamul muhadithin, 15-Kitab el-intifa bi uhubis-siba, 16-Kitab et-tabekat, 17-Kitab efrad esh-shamijin, etj.

Metodologjia e imam Muslimit në shkrimin e librit të tij: “Sahihu i Muslimit”

Dijetarët në atë kohë përdornin forma apo mënyra të ndryshme të shkrimit të librave të veta, dikush interesohej me hadithet që kanë të bëjnë me dispozitat e sheriatit, tjetri me edukatën Islame, besimin, etj. Gjithastu ata kishin forma se si i vendosnin hadithet nëpër kapituj, të ndarë apo të plotë, me disa zinxhirë transmetimi apo vetëm një, duke u bazuar në memorje apo në librat e tij bazë, disa i veçuan librat vetëm me hadithe të sakta e të tjerët i përzien duke ja lënë lexuesit që të merej me këtë çështje, etj.

Djetarët para Buhariut dhe Muslimit zakonisht shkruanin libra të haditheve që i përfshijnë dispozitat kryesore të adhurimeve, ndodhte t’i përmendin edhe pa zinxhirë transmetimi, pati raste kur i përzienin në një libër fjalët e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, me ato të sahabëve apo edhe gjeneratave pas tyre.

Disa nga këto veti dhe forma shkrimi i gjejmë në librin: “Muveta” të imam Malikut.

Pas kësaj gjenerate të dijetarëve fillon e shkruan imam Buhariu i cili skur filloi të përdorte një metodë pak më të sofistikuar apo të re për dijetarët para tij, pse jo edhe të kohës së vet e cila u dallua me disa pika. Por kryesoret ishin:

-veçimi i fjalës së Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, duke mos futur në radhët e librit fjalë tjera

-bërja e librit më gjithpërmbledhës duke përmendur në të kapituj të besimit, adhurimeve, edukatës, mirësjelljes, etj. Pra nga të gjitha ikat e fesë Islame.

-përmendja në librin e tij vetëm hadithe të sakta duke ja mundësuar kështu lexuesit që të mos merret apo të lodhet me këtë çështje, e disa pika tjera që nuk mund ta zgjasim më tepër pasi tema jonë ka të bëjë me Muslimin.

Pas Buhariut Muslimi, i inspiruar nga libri i mësuesit të vet -Buhariut- fillon të shkruaj sahihun e tij. Ai përfitoi shumë nga mësuesi porse përdori metoda ë reja të cilat i përdori në menyrën e radhitjes së librit.

Ai u veçua me disa pika prej  tyre janë:

-librin e bëri gjithëpërmbledhës të fesë.

-ja kushtëzoi vetes të nxirrte në të vetëm hadithet e sakta,

-të ërmendte trnsmeues për të cilët nuk është bërë polemikë e madhe sa të ndikojnë në transmetimet e tij.

-për një hadith i përmendte disa rrugë transmetimi në një vend, fakt ky që ja shton më tepër saktësinë e haditheve, dhe mirësi që i mungon sahihut të Buhariut.

-hadithet nuk i shkëputë duke e ndarë atë pjesë-pjesë nëpër tema të ndryshme sipas nevojës, porse e cekë tërë hadithin si pjesën që e dëshmon temën ashtu atë që nuk ka të bëjë me temë, përkundër Buhariut.

-në fillim të librit e shkruajti një hyrje e cila është shumë e rëndësishme dhe tregon shumë mendime, qëndrime dhe metoda të tij karshi hadithit por edhe librit të tij.

-brenda temës shkruan sa më shumë hadithe që ta forcojnë njëri tjetrin.

-Ai thotë se librin e përbërë nga përafërsisht katër mijë hadithe e ka përmbledhur dhe nxjerrë nga më tepër se treqind mijë hadithe. Realitet ky që ja shton rëndësinë e librit sepse është i zgjedhur nga gjithë ato mësime të ndryshme.

-Ai përmend se në këtë libër nuk i ka përmendur të gjithë hadithet e sakta duke lënë një derë të hapur për muslimanët që të lakmjnë dhe stuiojnë synetin e Muhamedit, sal-lalahu alejhi ue selem, i cili është thesar i pashterrshëm përkundër sikur të kishte thënë se nuk ka hadithe tjera e kështu të mbyllte derçn e një hajri shumë të madh.

-është më i lehtë për kuptim, temat janë më të përbahskëta dhe kuptueshme të cilat mund t’i gjesh afër njëra tjetrës përkundër Buhariut. Fakt ky për shkak të cilit dëgjoja dijetarët që këshillonin që për fillim të marrjes së dijes të mësonin përmendësh sahihun e muslimit e pastaj pasi të arrinin një bazë të mirë të dijes t’i rreken Buhariut. Realitet ky të cilin njeriu i cili ka qasje në këto gjëra shumë lehtë mund ta kuptojë.

-ai u bazua në librat e ij gjatë shkrimmit të Sahihut, sepse e shkroi sa ishte në shtëpi, gjë kjo që ja mundësoi t’i kishte librat afër vetes dhe të bazohej nëë tekstin e tyre duke mos ishkruar hadithet me kuptim apo përmendsh gjë e cila vërehet tek imam Buhariu, sepse ky i fundit e kishte shkruar Sahihun e tij nëpër udhëtime dhe larg librave të tij kështu Buhariu shesh hadithet i shkruan me kuptim dhe preciziteti n ëshprehje është më i vogël se i Muslimit.

-Muslimi e shkroi Sahihun në moshë jo shumë të shtyrë të jetës së vet, irëpo gjatë asaj kohe ai i kishte akoma gjallë mësuesat e tij e kështu e kishte të lehtë ë kthehet tek ta për çdo pakjartësi. I mjaftonte që e kish për mësues Buhariun të cilin diti ta shfrytëzojë aq mirë sa mund të themi se bereqeti i Buhariut Allahu e ndihmoi dhe ngriti edhe Muslimin me librin e tij sepse kishte përfituar shumë nga Buhariu.

Librin e shkroi duke mos u ngutur porse ai ja mori plot pesmbëdhjetë vite, realitet ky që jep të kuptojmë se në të është punuar seriozisht dhe dal-ngadalë

Vdekja e tij:

Imam Muslimi vdiq në vitin 261 h. (875) në moshën 55 vjeqare dhe u varros në Nisabur, qytetin e lindjes së tij.

Lus Allahun ta mëshirojë atë dhe gjithë dijetarët tjerë të Islamit!

Lulzim Susuri

17/10/2011

EhliHadithi.com

www.IslamiFejaeVertete.com

 

Must Read