BallinaTEZKIJELidhja me All-llahunJa se si e përshkruan dijetari i madh - Ibnul Kajjimi mëshirën...

Ja se si e përshkruan dijetari i madh – Ibnul Kajjimi mëshirën e Zotit:

Ja se si e përshkruan dijetari i madh – Ibnul Kajjimi mëshirën e Zotit:

“Një njeri i mirë ishte duke ecur në një rrugicë. Kaloi pranë një shtëpie dhe pa një derë e cila u hap dhe prej saj doli një fëmijë duke qarë dhe bërtitur. Nëna e tij e nxori nga shtëpia, ia mbylli derën dhe hyri brenda. Fëmija u largua pak dhe u ndal duke menduar. Nuk gjet ndonjë banim jashtë banimit prej të cilit u nxor. Nuk gjeti ndonjë strehim, përveç strehimin te nëna e tij. Fëmija u kthye me zemër të thyer, i pikëlluar. U afrua te dera, derën e gjet të mbyllur. U shtri para derës, pragun e bëri jastëk dhe e zuri gjumi në prag të derës. E zuri gjumi ndërsa lotët i rridhnin nga faqet e tij. Pas pak doli Nëna dhe kur e pa në këtë gjendje nuk pati fuqi ta përmbaj vetveten. U hedh mbi fëmijën e saj, e mori po ledhaton dhe po qanë duke i thënë: O Biri im pse po largohesh nga unë? Ku mund ta gjesh strehimin dhe përkëdheljen përveç se te unë? A nuk të kam thënë që mos të mos më kundërshtosh? Mos më detyro me mëkatin tënd, të veproj ndryshe nga ajo që është mbjellë në shpirtin tim nga mëshira, mallëngjimi dhe dashuria ime që të shoh vetëm mirë për ty. Pastaj Nëna e mori për dore dhe e futi në shtëpi. Thotë ibnul Kajjimi: Mendo pak në këto fjalë të kësaj Nëne dhe në fjalët e Pejgamberit (SalAllahu alejhi ue selem) i Cili tha: “ Allahu është më i mëshirshëm për robin e Tij se sa Nëna për fëmijën e saj”. Ku është mëshira e kësaj nëne me Atë, mëshira e të Cilit ka përfshi çdo gjë?!”. Shpejto në pendimin te Allahu dhe në kërkimin e faljes. Pasoje të keqen me të mirë, ajo e shlyen të keqen.

Hafëz Shaban Murati

Must Read