BallinaProjekteJep dhe Fito!

Jep dhe Fito!



Bismilahi Rrahmani Rrahim

Lavdërimet dhe falënderimet tona janë vetëm për Allahun, Zotin e gjithësisë!

Paqja, mëshira, begatia dhe mirësia e Allahut qofshin mbi më të dashurin e Tij, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij si dhe mbi çdo pasues të sinqertë!


E titulluam këtë shkrim modest “Jep dhe Fito” sepse Allahu thotë në Kuranin e Tij Fisnik:

Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e Allahut është si një kokërr prej të cilës mbijnë shtatë kallinj, ndërsa në secilin kalli ka nga njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është Bujar i Madh, i di qëllimet. (El-Bekare: 261)


Kështu që jeta e kësaj bote është shumë e shkurtër dhe besimtarët e sinqertë janë ata të cilët në çdo gjë kërkojnë kënaqësinë e Allahut, e një nga mënyrat për të fituar kënaqësinë e Allahut është edhe shpenzimi në rrugën e Tij, shpenzimi që feja e Tij të përhapet, shpenzimi që edhe të tjerët të kenë mundësi të mësojnë, lexojnë e dëgjojnë për fenë e Allahut.

Ne (Iniciativa “Islami, feja e vërtetë”) e kemi një ofertë të mirë për çdo besimtar!

Jep sot një euro – ato do të përdorën për shtypjen e 30-50 fletëpalosjeve – pastaj fito nga Allahu shpërblimin e Tij!


Për i interesuar le të lajmërohet në këto e-mail adresa:

[email protected]

[email protected]


Kështu kanë vepruar edhe të parët tanë të mirë:

“Një njeri e solli një deve me frerin e saj dhe tha: ‘O i dërguar i Allahut! Kjo është në rrugën e Allahut.’, i Dërguari i tha: ‘Ti do të fitosh shtatëqind deve si shpërblim për të në Ditën e Ringjalljes’” (Muslimi)


Arsyeja pse e bëjmë këtë thirrje është këtu:

http://islamifejaevertete.com/ifv/index.php/component/content/article/11-projekte/198-projekti-i-fletepalosjeve-qkuptimet-themeloreq-gusht-2011

 

 

Falënderimet e panumërta janë vetëm për Allahun Fuqiplotë dhe çdo vepër e mirë bëhet vetëm për hir të Tij, uel-hamduli-lah!


Në emër të stafit: L. T.

Burimi: www.IslamiFejaeVertete.com


Must Read