BallinaAKTUALEFakte dhe Statistika'Jezus Krishti ka paralajmëruar ardhjen e profetit Muhamed’ në Biblën e gjetur...

‘Jezus Krishti ka paralajmëruar ardhjen e profetit Muhamed’ në Biblën e gjetur në Turqi

 

 

”Jezus Krishti ka paralajmëruar ardhjen e profetit Muhamed’ në Biblën e gjetur në Turqi[1]

 

Një Bibël e vjetër 1500 vjet në të cilën besohet se Jezusi ka parashikuar ardhjen e Profetit Muhamed në Tokë, ka tërhequr vëmendjen e Vatikanit këtë javë.

Papa Benedikti i XVI është treguar të ketë kërkuar të shoh Librin, i cili është mbajtur fshehtë në Turqi për 12 vitet e fundit, sipas the Daily Mail. 

Teksti, siç tregohet, kap një vlerë prej $22 milion, thuhet të përmban predikimin e Jezusit për ardhjen e Profetit [Muhamed] mirëpo është shtypur nga Kisha e Krishterë për vite, për shkak të ngjashmërisë së pikëpamjes Islame për Jezusin, i tha gazetës ministri i kulturës dhe turizmit të Turqisë Ertugrul Gunay.

“Në ngjashmëri me besimin Islamik, Ungjilli trajton Jezusin si qenie njerëzore dhe jo një Zot. Ai refuzon idetë e Trinitetit të Shenjtë dhe Kryqëzimin dhe zbulon se Jezusi predikoi ardhjen e Profetit Muhamed, ” raporton gazeta. 


“Në një version të Ungjillit, ai thuhet t’i ketë thënë një prifti: ‘Si do të quhet Mesihu? Muhamed është emri i tij i bekuar.’

“Dhe në një tjetër, Jezusi mohoi të jetë Mesihu, duke pohuar se ai do të jetë Ismailit, termi që i referohet një Arabi,” shtoi gazeta.

Sipas raportit, Muslimanët pretendojnë se teksti, ku shumë thonë se është Ungjilli i Barnabas, është një shtesë tek ungjillët origjinal të Markut, Mateut, Lukës dhe Gjonit. 

Shën Barnabas është në mënyrë tradicionale i identifikuar si themeluesi i Kishës së Qipros, një i Krishterë i hershëm i cili më vonë u quajt Apostull.

Gunay thotë se, Vatikani ka kërkuar zyrtarisht që ta shoh Librin, të cilin, Turqia e ka zbuluar gjatë një operacioni kundër-kontrabandë në vitin 2000. 

Banda është treguar të jetë e fajësuar për kontrabandimin e artikujve të ndryshëm të kapur gjatë operacionit, duke përfshirë edhe Biblën, dhe të gjitha Artefaktet janë mbajtur të sigurta në godinën e Gjyqit në Ankara. 

Është mbetur e ruajtur nga afër nga autoritetet përpara se t’i dorëzohet Muzeut Etnografik të Ankarasë ku së shpejti do të vendoset në ekspozim.

Një fotokopje e një faqe të vetme nga Libri lëkur-lidhur, shkronjë-ari, i [dorë]shkruar në gjuhën origjinale të Jezusit Aramishten, thuhet të vlejë 2.4 milion dollarë.

Mirëpo, skepticizëm është shfaqur rreth autenticitetit të dorëshkrimit të lashtë. 

Pastori Protestant İhsan Özbek ka thënë se ky version i Librit thuhet të ketë ardhur nga Shekulli i pestë ose gjashtë, përderisa Shën Barnabasi kishte jetuar në shekullin e parë si një nga apostujt e Jezusit.

“Kopja nga Ankaraja mund të jetë shkruar nga njëri nga pasuesit e Shën Barnabas,” i tha ai Gazetës Today Zaman.

“Meqenëse ka rreth 500 vjet në mes të Shën Barnabas dhe shkrimit të Kopjes së Biblës, Muslimanët mund të mbesin të zhgënjyer të shohin se kjo kopje nuk përfshin gjërat të cilat do të dëshironin t’i shihnin … Mund të mos ketë lidhje me përmbajtjen e Ungjillit të Barnabas,” vijoi Özbek.

Mirëpo, dyshimet mund të përfundojnë së shpejti. 

Mosha e vërtetë e Biblës, mundet së shpejti të vërtetohet me një skenim shkencor, i tha Daily Mail-it Profesori i Teologjisë Ömer Faruk Harman, me mundësi për të sqaruar nëse është shkuar nga Shën Barnabas ose ndonjëri nga pasuesit e tij. 

(Shkruar nga Eman El-Shenawi)

[1] Bëhet fjalë për Isaun alejhis-selam, Profetin e Islamit

 

Referenca: http://english.alarabiya.net/articles/2012/02/26/197060.html

http://www.dailymail.co.uk/home/index.html

http://www.youtube.com/watch?v=VtO7YydDcEE

 

Burimi dhe Përkthimi: www.islamifejaevertete.com

Must Read