Kam dy pyetje

 

Kam dy pyetje

 

Pyetja:

1. Më intereson të di se shumë herë teksa bëj dhikrin, ndiej dhembje, lëvizje të barkut, apo kur dëgjoj Kuran, suren El-Bekare, sidomos tek ajetet për Sylejmanin, ndiej që më lëviz diçka në kokë (s’di si ta përshkruaj çfarë ndjesie, pak dhimbje edhe nxehtësi). Ndryshime të disponimit, qarje pa arsye edhe për cikërrima, çrregullim të përmuajshmeve, pengesa apo shumë vështirësi në jetën e përditshme… Gjumë të theksuar kohë pas kohe. 
Çfarë më sugjeroni të bëj nëse kam nevojë për shërim, s’e di pse nuk parapëlqej të bëj rukje, edhe nëse kam nevoje për ta bërë. 

2. Tjetër, nëse nuk je e pastër (për shkak të ciklit mujor), a lejohet të biesh në sexhde për të bërë lutje, dua. Si shpjegohet kjo ndjesi, ku herë pas here më vjen të bëj sexhde edhe në vende të tjera, ndoshta jo të lejuara për lutje (banjë p.sh.).

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1. Motër e nderuar, fillimisht kërkojmë falje për vonimin e përgjigjes, pastaj themi se duke pasur parasysh gjërat të cilat na i keni përmendur në pyetje, do t`ju këshillonim që të bëni vizitë së pari te mjeku dhe t’i kryeni kontrollet e nevojshme. Pastaj gjithashtu do t`ju këshillonim që të shkoni te ndonjë hoxhë i cili bën rukje me Kuran dhe lutje të sakta. Por duhet të keni kujdes të mos shkoni tek ata të ashtuquajtur “hoxhallarë”, të cilët mashtrojnë njerëzit kinse shërojnë dhe përdorin magjinë dhe forma të tjera të ndaluara në Islam.

2. Ndërsa bërja e sexhdes për të bërë lutje gjatë kohës së ciklit mujor, pa hyrë thellë në detaje, themi se nuk është e qëlluar kjo, posaçërisht nëpër vende të cilat përmendni. Mjafton të bëni lutje duke ngritur duart dhe duke thënë lutjet profetike. Allahu e di më së miri!
 

Alaudin Abazi

4.1.2009

Burimi: http://www.klubikulturor.com

www.IslamiFejaeVertete.com

 

Must Read