BallinaPraktikaEkonomia IslameKamata (pj.9) Mendimet e juristëve musliman rreth kamatës

Kamata (pj.9) Mendimet e juristëve musliman rreth kamatës

 

Mendimet e juristëve musliman rreth kamatës


Ësstë e domozdoshme të sqarojmë se ç’farë kuptojmë ne me mendime të dijetarëve sepse qëndrime e tyre nuk bien në kontradiktë rreth faktit se kamata është apo jo e ndaluar,përkundrazi ato bien dakort për ndalimin e saj,por nryshojnë nga njëra-tjetra në disa detaje,pra këto mendime shprehin unanimitet rreth faktit se Islami e ka ndaluar kamatën por ndryshojnë në përcaktimin e atyre transaksioneve të cilat i pëmbledh fjala kamatë.Shaku i kësaj dukurie është qënia e ajeteve të kamatës prej ajeteve te fundit që kanë zbritur në Kuran,ashtu si dhe i dërguari I Allahut a.s ka folur për kamatën gjatë Haxhit të lamtumirës kur dihet se ai pas pak kohe u shkëput nga kjo jetë.Në këtë mënyrë ndodhën edhe mospërputhjet e mendimve rreth formave me të cilat shfaqet kamata e ndaluar të cilat shkurtimisht vijojnë si më poshtë:

1-Mendimi i parë

Ndjekësit e këtij mendimi e kufizojnë kamatën në atë lloj që njihej në periudhën e injorancës ,më të cilën kuptojmë kamatën e vonesës,me argumentin se kjo lloj kamate është përmendur në Kuran si e ndaluar,kurse për llojet e tjera thonë se Hadithet që transmetohen për to janë të transmetuar nga një transmetues i vetëm(Ahad)[1],duke përmendur se Ibnu Abasi nuk ndalonte vetëm se këtë lloj kamate,pra kamatën e vonesës dhe thuhet se ai u kthye nga mendimi i tij e më pas e ndaloi edhe kamatën e shtesës.

Ky drejtim është i dobët,e bie në kundërshtim me mendimine shumicës së dijetarëve të parë e të mëvonshëm,gjithashtu pa përmendur rënien në kundërshtim me Hadithet e sakta.Hadithet e transmetuara nga një transmetues nuk përbëjnë fakt për rrëzimin e të argumentuarit me këto lloj Hadithesh.

Ndjekësit e këtij mendimi argumentohen –me në krye Ibnu Abasin-me Hadithin e transmetuar nga Ibnu Abasi r.a nga Usama se I dërguari Allahut a.s ka thënë:”Nuk ka kamatë vetëm se tek vonesa”pra nuk e ndalojnë klamatën e e shtesës por vëtëm atë të vonesës.

Thuhet gjithashtu se Ibnu Abasit nuk i ishte komunikuar Hadithi i kamatës të cilin e transmeton Said El-Huderi,e kur ky hadith iu komunikua ai u kthye nga mendimi i tij i cili nuk  e ndalonte kamatën e shtesës.

2-Mendimi i dytë

Ndjekësit e këtij medimi zgjerohen në llojet e transaksioneve në të cilat realizohet kamata,për arsye se ata mendojnë se kamata e ndaluar përmbledh përveç asaj që transmetohet në Kurane edhe atë që përmendet në Hadithet e të dërguarit të Allahut a.s.Ky medenim i përket shumicës së komentuesëve të Kuranit,dijetarëve të Hadithit dhe juristëve muslimanë të cilët kanë rënë dakort për ndalimin e të dy llojeve të kamatës,atë të shtesës dhe atë të vonesës.Ky drejtim bën dallim midis tre llojeve të kamatës:

A- Kamata e periudhës se injorancës(kamata e qartë)kamatë kjo të cilën e përmend Kurani famëlartë dhe karekteristika e saj e parë është se i zoti I borxhit kur vjen afati i shlyerjes thotë:ose shlye ose me jip kamatë.

B- Kamata e vonesës(ose kamata e fshehtë e cila të udhëzon drej asaj të qartës)e kjo lloj kamate është transmetuar ne Hadithe dhe është shumë më e gjërë se sa kamata e periudhës së injorancës,madje ndryshon nga ajo shumë qartë në shumë forma.

C- Kamata e shtesës,e cila transmetohet në hadithin”Ari me arë,argjëndi me argjënd,gruri me grurë,elbi me elb,hurma me hurmë,kripa me kripë,njësoj me njësoj,peshë me peshë dhe dorë më dorë,e nëse këto lloje ndryshojnë(nga njëra tjetra)atëherë shisni si të doni nëse këmbehen dorë më dorë”.

D- Ky drejtim pranon një parim të përgjithshëm gjatë transaksionit që është sinqeriteti dhe amaneti dhe përveç këtij parimi të përgjithshëm të legjistacionit Islam nuk i vendos lirisë për të shkëmbyer mallra ndonjë kufi dhe mbi këtë bazë rëndisim:

1- Nëse dy mallra apo vlera janë të llojeve të ndryshëm(p.sh:ari me hurmat)nuk kushtëzohët asnjë lloj kufizimi gjatë shkëmbimit.

2- Nëse këmbimi fillon e afrohet tek llojet por pa u zgjatur shumë(p.sh:këmbimi I arit me argjënd) do të gjejmë se legjistacioni Islam tregohet më i rezervuar me llogjikën se këmbimi mund të ketë për qëllim realizimine kamatës,e për këtë legjistacioni Islam bashkë me lejen për të realizuar këmbimin vendos një kufi për të mbyllur rrugën e ndonjë ideje për të dhënë borxh të ndaluar(borxh me kamatë)nën mbulesës e shitblerjes apo të këmbimit,e kështu që nëse këmbimi kryhet midis dy vlerave monetare të ndryshme(siç është ari dhe argjëndi)këtu kushtëzohet vetëm një kusht që është këmbimi në vend(pra dorë më dorë)pra mos vonesa në këmbim.

3- Por nëse mallrat e këmbyera i përkasin të njëjtit lloj dhe të të njëjtit funksion (siç është ari me arin)atëhërë këmbimi duhe t ti nënshtrohet dy kushteve,këmbimit në vend dhe sasisë së njëjtë sepse vonesa e kambimit fsheh idenë e rrezikshme dhe ka mundësi që qëllimi të jetë borxhi me emër të shitblerjes apo këmbimit[2]

3-Mendimi i tretë


Ndjekësit e këtij mendimi bëjnë diferencë midis dy llojeve të kamatës,asaj të vonesës,që përfaqëson kamatën e periudhës së injorancës dhe asaj të të shtesës që është kamata e fshehtë,e cila ndalohet sepse bëhet rrugë për të realizuar kamatën e parë.

Mbështetësi të këtij mendimi është Ibnu Kajemi,i cili bën dallime me shumë qartësi midis kamatës së vonesës që është kamata e periudhës së injorancës dhe kamatës së shtesës(fshehtë).Kamata e vonesës sipas tij është ndaluar për vetë strukturën e saj,për të cilën ka zbritur Kurani dhe e praktikonin arabët në periudhën e injorancës.Ajo është kamata për të cilën nuk ka snjë dyshim siç shprehet Ahmed Bin Hambeli.Kurse kamata e shtesës është e ndaluar gjithashtu për hir të metodave të saj,kjo për hir të mbylljes së ç’do rruge që të çon drejt kamatës dhe jo për hir të qëllimit siç ndodh me kamatën e vonesës.

Ajo që vihet re qartë pak kësaj rezumeje të kamatës të padiskutueshme dhe asaj të diskutueshme,është se kamata është një term i periudhës së injorancës,të cilën njerëzit e asaj kohe e përdornin për një lloj prej llojeve të shitblerjeve dhe tepricave të borxhit dhe kjo kamatë funksionon mbi bazën:”me jip kamatë të të shtyej borxhin”,gjithashtu këtu hyn edhe pakësimi i shumës së borxhit për hir të shlyerjes para kohe,e në të dy rastet shfrutëzohet nevoja e atyre që janë ngushtë,gjë të cilën Islami e ka konsideruar padrejtësi që i bëhet pasurive të njerëzëve.Kur zbriti thënia e Allahut xh.sh:” juve ju përket vetëm kapitali juaj”juristët muslianë ndaluan që borxhdhënësi të shtonte shumën e e borxhit në këmbim të shtyerjes së afatit dhe ndaluan gjithashtu borxhmarrës që të pakësonte borxhin e tij në këmbim të sspejtimit të shlyerjes.

Mbi këtë bazë disa prej dijetarëve bashkohorë kanë mendimin se ndalohet ç’do tepricë e cila nuk korespondon me borxhin dhe jolegjitimitetin e ç’do shitblerje apo këmbimi në të cilat nuk sigurohën këto kushte të vëna nga juristët e vjetër në marrëveshjet e shitblerjeve dhe këmbimeve.Gjithashtu shprehin edhe jolegjitimitetin e shitblerjeve që sjellin dëmtimin e njërës palë duke i konsideruar të gjitha këto brenda kamatës.Si pasojë,kuptimi i fjalës “kamatë”përfshin gjithçka që dëmton muslimanin,siç është ngrënja e pasurisë së tij padrejtësisht.Kjo është drejtësia e cila I mungonte të gjitha legjistacioneve dhe ligjeve të njeriu në të gjitha kohërat.

 

Marrë nga libri “Kamata, lufta me Allahun”

Përkthyer nga Genc Plumbi, Shtëpia botuese “JEHONA” – Tiranë

Solli për ju: www.IslamiFejaeVertete.com




[1] -Sh.p:Disa prej juristëve Islamë nuk i marrin në konsideratë hadithet e transmetuar nga një transmetues i vetëm për arsye të ndryshme,për te cilat pjesa më e madhe e dijetarëve të konsiderueshëm nuk k iak martrë parasysh.

[2] -Shih:Bankat dhe veprimet bankare,Garib El-Xhemal f.214.

Must Read