Dije o vëlla musliman dhe ti o motër muslimane (Allahu ju mëshiroftë) se duhet të mësojmë katër çështje:
1- Dija, e cila është njohja e Allahut të madhëruar, njohja e profetit Salallahu alejhi ue sel-lem si dhe njohja e fesë Islame sepse nuk lejohet që të adhurohet Allahu pa dije. Kush vepron kështu shkon drejt humbjes dhe i ka përngjarë të krishterëve në këtë gjë.
2- Puna, sepse kush di dhe nuk punon i ka përngjarë çifutëve, sepse ata ditën por nuk vepruan. Nga hiletë që përdor shejtani është se ai i largon njerëzit nga dija duke i bërë të besojnë se në këtë mënyrë ata janë të justifikuar tek Allahu për shkak të padijes së tyre. Por ata nuk e dinë se ai që ka mundësi të mësojë dhe nuk e bën këtë, ai mban përgjegjësi. Kjo është hileja që përdori populli i Nuhut Sal-lallau alejhi ue sel-lem “kur ata shtinin gishtërinjtë në veshë dhe mbuloheshin me petkat e tyre” (Surja Nuh, ajeti 7), në mënyrë që të mos ngarkoheshin me përgjegjësi.
3- Thirrja në të(dije), sepse dijetarët dhe thirrësit janë trashëgimtarët e profetëve. Allahu i madhëruar i mallkoi Beni Israilët sepse ata “nuk e ndalonin njëri-tjetrin të bënin vepra të këqija. Eh, sa të shëmtuara ishin veprat që bënin ata!”(Surja El-Maide,79).
Thirrja dhe mësimi i të tjerëve janë obligime kolektive, nëse këtë obligim e kryen një pjesë atëherë askush nuk merr gjynah. Por nëse të gjithë e lënë pa kryer, atëherë ata që të gjithë ngarkohen me gjynah.
4- Durimi përballë vështirësive, në kërkimin e dijes, punën me të dhe thirrjen drejt saj.