Katër Gra
Ishte njëherë, një tregtar i pasur që i kishte katër gra.
Gruaja e katërt, ishte ajo që e donte më së shumti.
… E zbukuronte me rroba luksoze dhe e trajtonte me butësi.
U kujdesej shumë për të dhe ia ofronte çdo të mirë.
Gruajen e tretë, edhe atë e donte shumë, ishte krenar me të dhe e vlerësonte para njerëzve.
Megjithatë, tregtari kishte gjithnjë frik se mos do ikej ndonjëher me një burrë tjetër.
Ai gjithashtu e donte edhe gruajen e tij të dyt. Ishte një person shumë e kujdesshme, çdoherë e durueshme dhe ajo ishte shoqja e tij e ngusht.
Çdoherë që takonte ndonjë problem u kthehej kah ajo dhe ajo e ndihmonte për të përballuar problemin që kishte.
Gruaja e parë ishte një partnere shumë besnike, loajale, ajo e kishte ndihmuar që ta ruaj pasurinë e vet por edhe u kujdesej për shtëpin e tij.
Një ditë, tregtari u sëmur. E kishte parandjenjën se do të vdiste së shpejti. Mendonte për jetën e tij luksoze dhe i thoshte vetës « tash i kam katër gra,
por kur të vdes ? Do t’jem i vetmuar ! »
E pyeti gruajen e katërt: « Të dua më së shumti, të kam pajisur me rrobat më të mira dhe jam kujdes shumë për ty. Tani që po vdes, a don t’më ndjekësh dhe t’më shoqërosh ? »
– « Hiq askund !» – iu përgjigjë gruaja e katërt.
Iku pa asnjë fjalë. Përgjigjeja e la tregtarin pa tekst!
I gjori tregtar e pyet gruajen e tij të tretë: «Shumë të kam dashur gjatë tërë jetës sime. Tani që po vdes, a don t’më ndjekësh dhe t’më shoqërosh? »
– Jo!, përgjigjet gruaja e tretë. «Jeta është shumë e bukur këtu!
Do të rimartohem pas vdekjes tënd! »
Zemra e të gjorit tregtar copëtohet në vend.
Atëhere e pyeti gruajen e tij të dyt: «Jam kthyer kah ti, e ti çdoherë më ke ndihmuar. Tani kam përsëri nevoj për ty. Kur do të vdes, a do t’më ndjekësh e t’më bësh shoqëri? »
– « Më vjen keq, por s’mundem asgjë për ty », ia kthen gruaja e dyt. « Nejse, mundem të përcjelli deri tek varri yte, por për më largë…. mos më ngushto të lutem!»
Përgjigjeja i bien si bubullima mbi kokë, dhe tregtari humb çdo shpresë.
Ja që atëhere, një zë thërret:
« Unë do të vie me ty, do të ndjeki kudo që të shkosh.»
Tregtari i ngriti syt, ajo qe gruaja e tij e parë. Ishte aq e zaift, thuajse vuante nga kequshqyerja.
I prekur thellë, tregtari tha:
«Është dashur të kujdesem më shumë për ty atëhere kur kisha mundësi …!»
Në fakt ne të gjithë i kemi katër “gra” në jetën tonë!
• Gruaja e katërt është “trupi ynë”, ne shumë mundohemi për kujdesin e tij, ai do të shkatërrohet kur do të vdesim ne.
•Gruaja e tretë është pasuria jonë. Kur të vdesim, i shkon diku tjetër.
•Gruaja dyt, është familja dhe shoqëria jonë. Shumë afër nesh gjatë jetës sonë, maksimumi që mund ta bëjn është përcjellja deri në varr.
•Gruaja e parë është diçka që nuk mund ta shohim, është shpirti ynë.
Shpeshhere i neglizhuar dhe i harruar në përpjekjen tonë për të mirat materiale dhe kënaqësive të pangopura.
E parfumosur dhe e zbukuruar nga veprat e mira dhe të shëndosha, apo e shëmtuar dhe me erë të neveritshme prej mëkateve dhe veprave tona të këqija, ajo është e vetmja që do të na ndjek kudo që të shkojm.
Ndoshta është idej e mirë që ta edukojmë atë, ta kultivojmë dhe ta forcojm tani, se sa të presim për të qenë në shtratin e vdekjes për t’u zgjënjyer. Jo?